Hitparade i absurdit shqiptar.
Qytetarë të ndryshëm kanë sjellë në Stop video ku tregojnë, se cmimi i librave shkollorë ka ndryshuar, pasi mbi atë origjinal është mbivendosur një tjetër më i lartë. Shkolla Lek Qoka në Cërrnicë Tropojë është në gjendje të mjerueshme, sa vështirë se mund të quhet shkollë. Shirat e ditëve të fundit kanë përmbytur sërish qytetin e Durrësit. Në Urën Vajgurore një qytetar ka filmuar peshq të ngordhur. Janë këto disa nga videot, që shfaqen e komentohen në emisionin e sotëm “Stop”, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.
Burrel/ Qytetari aksidentohet ne pune, mjeket e komisionit e sorrollasin.
Udhëtuam drejt Burrelit për problemin e qytetarit Edison Lela me spitalin rajonal. Edisoni ka bërë një aksident në punë dhe ka dëmtuar rëndë dorën e majtë. Pasi ka marrë raportet nga ushtaraku, Edisoni nuk komisionohet nga spitali rajonal. Arsyeja nuk i shpjegohet.Ne shkuam pranë spitalit, për të takuar mjekët e komisionit dhe doktori Araniti, kirurgu shprehet, se sipas tij Edisioni duhet ta marrë raportin e komisionit. Po kështu doktoreshë Zana, dermatologe, thotë, se edhe sipas saj i takon.Është shefi i spitalit dhe kryetari i komisionit,ORL Behar Sina, që i ka thënë “jo” raportit të Edison Lelës.Pas sorollatjeve në spitalin e Burrelit,ne u konsultuam me mjekun ortoped traumator Dion Riza, i cili shpjegoi, se diagnoza e Edisonit rrezikon deri në invaliditet dhe duhet të trajtohet nga spitali rajonal të paktën 6 muaj.
Rinas/ Kthehen nga Italia, ne valixhe mungonin ilacet me vlere 1 500 euro.
Jemi ndalur sot në aeroportin Nënë Tereza, pasi denoncimi i rradhës na vjen nga Italia. Dallëndyshe Ndoci ka drejtuar në Stop shqetësimin e dy prindërve të saj të moshuar, të cilët në datën 29 korrik, kanë udhëtuar nga Bolonja drejt Tiranës.Por kur kanë shkuar në shtëpi,në fshatrat e Lezhës, kanë kuptuar, se ilacet nuk ishin në valixhe. Dallëndyshja tregon, se medikamentet e prindërve kishin një vlerë prej 1500 eurosh, pasi prindërit do t’i kishin për 8 muaj. Sipas saj, ishte hapur edhe një valixhe tjetër, por aty nuk kishin marrë gjë, pasi nuk kishte sende me vlerë. Gjithcka u është thënë, është që të bëjnë një kallëzim në komisariatin e Rinasit, por ata janë shumë të sëmurë dhe nuk e zgjidhin dot këtë situatë.