Deshmia/ 24 muajt e ferrit ne burgun e Zaharise ne Kruje.

Një djalë, identiteti i të cilit nuk publikohet, tregon për kushtet e vështira të burgut të Zaharisë në Krujë, ku ai ka vuajtur dënimin për 24 muaj. Ai thotë, se muret ishin plot lagështirë, tualetet skandaloze e me ujrat e zeza sipër. Të dënuarit e sëmurë kuroheshin bashkë me të tjerët. Në katin e parë, sektori A kishte të sëmurë mendorë, që rrinin të zhveshur dhe kishte dhe përdhunime.

Në kuzhinë kishte minj dhe ushqimi ishte skandaloz. Dëshmitari, që ka jetuar përvojën e burgut të Zaharisë, i bën apel Ministrisë së Drejtësisë, të marrë masa, pas shumë persona hyjnë për të shlyer një dënim dhe përfundojnë me ilace depresioni.

Tirane/Pallati dykatesh i shpetoi termetit, por jo vendimit per shembje.

Tërmeti i 26 nëntorit preku zonat e Durrësit, Lacit dhe Tiranës. Ndodhemi në kryeqytet, në njësinë numër 3. Banorët e një pallati 2 katësh, po përballen me kalvarin e vlerësimit të pallatit të tyre. Edhe pse banorët thonë, se nuk pësuan asnjë dëm, në 8 janar pallatit i vihet shiriti, që e shpallte të pabanueshëm.Në njësinë administrative u dhanë një formular dhe bonus qiraje, duke u thënë, se pallati është i pabanueshëm e do të shembet.Grupi i xhirimit i “Stop”bën një vëzhgim në shtëpitë e banorëve, por askund nuk duken shenja dëmtimi.Në këto kushte banorët iu drejtuan ekspertes private Irma Sula,e cila e vlerësoi

pallatin të banueshem dhe me dëmtime të vogla, që kanë nevojë për suvatim dhe lyerje.

Instituti e shpall pallatin te pabanueshem, ekspertja private te parrezikshem.

Për problemin e banorëve të pallatit 2-katësh nënjësinënumër 3, iu drejtuam Institutit të Ndërtimit, konkretisht drejtorit Agron Hysenlliu.Ky i fundit u shpreh, se për këtë rast, është bërë një akt-konstatimi dhe pallati është i pabanueshëm, sepse është i vjetër dhe një tërmet 8 ballë e shemb fare. Kur Hyselliu përballet me vlerësimin e ekspertes private, ai thotë, se ajo mund të ketë të drejtë, por duhet ta argumentojë në Institutin e Ndërtimit.Mes dy vlerësimeve dhe hallit të banorëve, Hysenlliu thotë, se heq dorë nga ky rast, pasi ka konflikt interesi, për shkak se motra e tij banon në këtë objekt.