Në 11 Dhjetor të 2019-ës emisioni “Stop” solli problematikën e pallatit 22-katësh të ndërtuesit Enver Shala, i cili kishte 7 kate shtesë pa leje në strukturë dhe tërmeti i 26 Nëntorit i shkaktoi dëmtim pikërisht në strukturë.

Instituti i Ndërtimit në atë kohë solli një grup inxhinierësh për një akt-konstatimi dhe pallati doli i pabanueshëm dhe iu vu shiriti.

Rreth 3 muaj më pas, banorët tregojnë se nuk është bërë asgjë për këtë pallat, madje dhe akt konstatimi i parë nuk është hedhur në sistem.

Kjo ka bërë, që banorët të mbeten rrugëve e të mos trajtohen as me bonus qiraje. Vetë qytetarët shkojnë në Zyrën e Urbanistikës në Bashkinë e Durrësit, por i përcjellin duke thënë, se për pallatin në fjalë nuk ka inspektim nga Instituti i Ndërtimit.

Në zyrën, ku jepet bonusi i qirasë, thonë se pallati nuk është në sistem, ndaj nuk mund të përfitojnë.

Gazetarja e “Stop” ka kontaktuar drejtorin e Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu, i cili shprehet se  akt konstatimi i Dhjetorit është i saktë dhe do hidhet në sistem. Madje do bëhet edhe akt ekspertiza, deri në fund të Marsit.

Kamera e fshehtë e “Stop”, qytetarët i drejtohen zyrës së Urbanistikës në Bashkinë Durrës

Qytetari-Ku është drejtoresha?

Punonjësja 1-Drejtoresha është në një mbledhje. Ja pyesim tek një punonjëse tjetër. Ndoshta ka ajo ndonjë informacion.

Punonjësja 2-Jo pra, zotëri! Nuk është ajo, duhet me vulë Instituti. Kaq! Me vulën e kokën e Institutit të Ndërtimit. Ju thoni e kemi të profesorëve, ne po themi këtë gjë. Komuna thotë është bërë dhe ka dalë i banueshëm.

Punonjësja 3-Vetëm tek rajoni, mund të merrni informacion.

Kamera e fshehtë 2

Qytetari-Zyra e bonusit është?

Punonjësja 1-E bonusit të qirasë?

Qytetari-Po!

Punonjësja 1-Po!

(Pret….)

Qytetari-O zonjë, po sheh ndonjë gjë, apo të ikim neve?

Punonjësja 1-Një sekondë zotëri, se do një informacion Kryetari! Kam edhe punë të tjera përveç kësaj. Me listat, që kam, nuk del as i banueshëm, as i pabanueshëm.

Qytetari-Faleminderit!

Qytetari-Po paguaj 250 euro në muaj qira, çuni është student në shkollë të lartë. Tani, këta luajnë me ne? Lekët i mori Shteti jonë, tani luajnë me popullin?

Punonjësi 2-E kanë fshirë atë (akt konstatimin )

Qytetari-Po!

Punonjësi 2-Ke të drejtë, ti s’je i pari!

Qytetari-Do mbash emrin shënim?

Punonjësi 2-Unë e mbaj emrin shënim.

Qytetari-Aplikimi i dytë, që kam bërë, se i pari ngeci.

Punonjësi 3-S’ka ardhur ta inspektojë njeri?

Qytetari-Pallatin?

Punonjësja 3-Po!

Qytetari-Ja ku e ke akt-konstatimin.

Punonjësja 3-Po s’quhet. Ky s’është i saktë!

Qytetari-Pse?

Punonjësi 3-Po shko o, ankohu më lart!

Qytetari-Po kush merret me këto, o vëlla tani? Se ti thua jo, ajo tjetra jo.

Punonjësja 3-Ajo është e pa inspektuar. Kërkoni inspektim.

Qytetari-Po a e kishte bërë Agimi inspektimin?

Qytetari-Nuk e quajtën!

Qytetari-Po si s’e quajnë mo?

Punonjësja 3-Inspektimin duhet ta bëjë Instituti i Ndërtimit.

Audio-regjistrim, Drejtori Agron Hysenlliu:

Gazetarja-Përshëndetje zoti Agron si kalove, Odeta jam…

Drejtori Agron Hysenlliu-Mirë! Odeta, më thuaj motra!

Gazetarja-Interesohem prapë për atë pallatin 22-katësh…çfarë është bërë? Akt-konstatimi nuk është marrë parasysh fa4re, nuk është hedhur në sistem…

Drejtori Agron Hysenlliu-Po, po! Do ta hedhim në sistem, mos ki merak! Do të bëhet akt-ekspertiza. Po deri në fund të marsit, janë mbyllur të gjitha. Njerëzit janë në Durrës, po punojnë, por s’i ka ardhur radha atij. Do t’i vijë radha shumë shpejt.

Drejtori Agron Hysenlliu-Do marrim provat, do bëjmë gjithë gjërat, që është për t’u bërë.

Gazetarja-Të falënderoj!

Drejtori Agron Hysenlliu-Gjithë të mirat! Mirupafshim!

Gazetarja-Mbetemi në kontakt për këtë rast.

Drejtori Agron Hysenlliu-Po patjetër, pa merak! /tvklan.al