Ç’të pret kur i shkruan Ramës dhe një histori me toyota yaris?!
Pas Renaldos, kryeministri Rama ka telefonuar një qytetar, që e ka akuzuar për vjedhje në rrjetet sociale.Rama nuk i ka kursyer fjalët banale dhe faqet e librit të shtëpisë. Më pas transmetohet një pjesë e lajmit të bujshëm të kapjes së rreth 4 milionë eurove në Portin e Durrësit në një toyota yaris, ngjarje që e kishte paralajmëruar Basha të enjtën në parlament.
Blen apartament, por pronarja e truallit i mban peng hipotekën.
Adriana Baku tregoi në emisionin “Stop” se në vitin 2012 bleu një apartament në rrugën “Jordan Misja”, me vlerë 80 mijë Euro. Pallati ndërtohej nga firma “Usluga sh.p.k”, por Adriana e bleu apartamentin nga pronarja e truallit, Semiha Risvani.
“Këto para ia kam paguar pronares. Unë jetoj në Angli, por gjatë kësaj kohe mora vesh që kanë dalë hipotekat”, u shpreh denoncuesja.
Por prej 6 muajsh Adriana Baku nuk pajiset dot me hipotekën e shtëpisë, pasi shoqëria dhe pronarja e truallit duhet të bëjnë kontratën e shkëmbimit te një notere.
“Pronarja dhe “Usluga sh.p.k” duhet të bënin një kontratë, që unë të mos penalizohem për këtë shtëpi e të pajisem me hipotekën”, tha zonja Baku e shqetësuar.
Duke qenë se familja Baku ka lidhur kontratë porosie me subjektin “Usluga sh.p.k”, gazetarja e emisionit “Stop” iu drejtua kësaj të fundit për t’u interesuar për këtë çështje.
Gazetarja – Zonja ka që në 2012-ën me këtë kontratë porosie ndaj subjektit “Usluga Shpk”. Është bërë kontrata e porosisë…
Punonjësja – Të të sqaroj… ka blerë shtëpinë e Semit kjo.
Gazetarja – Dhe nuk është pajisur akoma me hipotekë…
Ndërtuesi Sadri Abazi – Shko pra, se e ka hipotekën tek Semi. Ky apartament është i pronares së truallit. Kaq! Ajo e din ca pagun? Një gjë shumë të vogël paguan mbi çmimin.
Gazetarja – 15 %.
Ndërtuesi Sadri Abazi – 15 %, por jo mbi shumën! Ti shko tek noterja, zgjidhe!
Nga ana tjetër, Semiha Risvani gjatë bisedës telefonike u shpreh se procedurat kanë nevojë për kohë.
“Jam në fazat që noterja tani do të çojë letrat në Hipotekë. Duan kohën e duhur, motër! Do kohën e duhur, moj t’u bëfsha! Ne do ta marrim se s’bën këto ditë! Do ta marrim, moj motër! Këto dy javë, do të merret se s’bën! Pa merak moj, pa merak!”, tha pronarja e truallit.
Duke u nisur nga afati kohor që i dha kjo e fundit, gazetarja e emisionit “Stop” iu drejtua Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë për të verifikuar nëse dosja e Adriana Bakut është dorëzuar.
Por para se të interesohej pranë këtij institucioni, e telefonoi sërish pronaren e truallit për ta pyetur nëse e ka dorëzuar dosjen.
“Po prit edhe një javë mi t’u bofsha”, ishte përgjigjia e Semiha Risvanit, e cila këtë herë e mbajti fjalën. Kontrata e shkëmbimit u bë mes pronares së truallit dhe shoqërisë “Usluga sh.p.k” dhe në datën 2 Qershor, Adriana Baku u pajis me kontratën e shit-blerjes së apartamentit.
Kjo e fundit së bashku me emisionin “Stop” iu drejtuan ZVRRPP Tiranë për të nisur procedurat e hipotekës, ku iu thanë se në datën 11 Qershor do t’i dorëzohet familjes Baku certifikata e pronësisë.
Ambulanca 8, vendi i abuzimeve nga drejtoresha te laborantë e infermierë.
Kryeministri Rama përsërit shpesh në dëgjesat publike, se zgjidhja e cdo shqetësimi të qytetarëve, është portali “Shqipëria që duam.al”. Por qytetarët nuk marrin as zgjidhje dhe as përgjigje.Kështu ndodh edhe me rastin e ambulancës numër 8, drejtoresha e së cilës, Nevila Shtino, është emëruar pa asnjë kriter, pa eksperiencë pune dhe pa specializime. Ajo edhe institucionin e ka kthyer të tillë,duke rikthyer në punë një infermiere të dalë në pension, e duke mbajtur laborante pa arsim përkatës.