Mesuesit u kerkojne kartat prinderve/ Shqiptareve u mungon tallavaja.
Kryeministri Rama deklaroi na bashkëbisedimin me gazetarët, se pagat e bluzave të bardha do të rriten me 40% duke nisur nga 1 janari 2021. Ndërsa për arsimtarët do të ketë rritje prej 15%. “Stop” publikon një tjetër bisedë mes mësuesve të një shkolle dhe prindërve të nxënësve, ku këtyre të fundit u kërkohen të dhënat personale dhe numri i kartës së identitetit, me justifikimin, se të dhënat duhen për subvencionet e teksteve.Klintoni ka pyetur artistë e qytetarë gjatë një aktiviteti në Amfiteatrin e Liqenit, nëse u mungon muzika dhe ajo tallava, apo teatri dhe aktivitetet e tjera artistike.
Tirane/ Femija dhunohet ne cerdhe, drejtoresha: Demtoi veten.
Disa herë kemi pasur në fokus raste të keqtrajtimit të fëmijëve në institucione si cerdhe, kopshte apo shkolla.Një incident dhune ndaj një fëmije 2 vjec na vjen nga cerdhja dhe kopshti privat “ The Future”, në zonën e Don Boskos në Tiranë.Nëna e 2 vjecarit tregon, se në datën 29 shtator, e telefonon drejtoresha e cerdhes, duke i kërkuar të shkojë të marrë fëmijën, pasi ai dëmtuar veten.E ëma e gjen fëmijën të grricur e cjerrë në fytyrë nga njëra anë dhe kafshuar në anën tjetër. Pasi kërkon shpjegime nga drejtuesit e cerdhes, drejtuesit e cerdhes nxjerrin versionin e ri, që e ka dëmtuar një fëmijë tjetër. Zonja ka kërkuar hapjen e kamerave, për të kuptuar se cfarë ka ndidhur me fëmijën e saj, ndërsa ka bërë edhe denoncim në komisariatin numër 3 në Tiranë.Nëpërmjet kamerës së fshehtë, nëna i drejtohet cerdhes, ku drejtoresha i kërkon ndjesë, duke i thënë se tani do t’i rrijë në kokë fëmijës.
Pasojat e dhunes ne cerdhe, Stop dhe CRAC ofrojne ndihme psikologjike.
Pas qytetares, edhe gazetarja e “Stop” flet me drejtoreshën, edhe pse ajo refuzon të dalë nga godina. Marsela Lekli, psikologe shpjegon, se në të dy versionet, edhe nëse fëmija është dëmtuar vetë, edhe nëse e kanë dëmtuar të tjerët, fëmija ka presion nga faktorë të jashtëm, që kanë shkaktuar ankth dhe frikë. Që fëmija t’i rithehet realitetit, duhet që të ndjekë disa terapi psikologjike.Për normalizimin e gjendjes së 2 vjecarit, organizata “CRCA” në bashkëpunim me emisionin “Stop”, i mundësuan psikologe falas.