Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.

Loja me topa që ngaterroi dynjanë, qytetarët provojnë veten

Një lojë me topa me ngjyra është bërë virale, pasi askush nuk ia ka dalë të fusë topat me të njejtën ngjyrë në të njejtën kuti.Këtë sfidë e kemi provuar edhe me qytetarët në Tiranë dhe situata e krijuar është me shumë humor.

Konflikti me leva live në rrjetet sociale, ndëshkohet i dhunuari jo agresori

Personi, që është drejtuar në redaksinë tonë, është 33 vjec, i akuzuar dhe dënuar për shkatërrim prone. Ai tregon, se si pasojë e një konflikti, që nisi në rrjetet sociale, me një përdorues të panjohur më parë, qëndroi fillimisht në paraburgim për disa ditë e më pas, masën e sigurisë e kreu në banesë. Por ai pretendon, se nga një person, që ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes, pasi u kanos dhe u dhunua nga dy persona, në përfundim u mor i pandehur. Ngjarja ndodhi në 2 shkurt 2024 nëPaskuqan. Nga kqyrja e këtyre pamjeve, shihet, se i riu ka qëndruar me mjetin e tij para disa bizneseve të zonës, në rrugë kryesore. Nuk vonoi shumë dhe drejt tij u afruan dy persona, gjysmë të maskuar, të cilët, pasi zbritën nga mjeti i tyre dhe të pajisur me mjete të forta, u përpoqën të hapin të dyja dyert e përparme, duke dëmtuar mjetin. Sipas denoncuesit, gjithcka po transmetohej drejtpërdrejt në rrjet. Ai ka vazhduar të largohet, por e ka pasur të pamundur. Ka zbritur dhe i ka rrëmbyer levën njërit prej tyre dhe konflikti i dhunshëm ka vazhduar për disa minuta në prani të dëshmitarëve të tjerë.Pas kësaj është njoftuar policia dhe 33 vjecari ka pritur aty, ndërsa dy të tjerët gjetën një mjet dhe u larguan nga vendngjarja. Në fund të të gjithë kësaj historie, u dënua 33 vjecari si dhe personi tjetër, të dy për shkatërrim prone, ndërsa i habitshëm është fakti, se nuk është parë të jetë punuar në asnjë moment për personin e tretë, që gjithashtu është pjesë e këtij konflikti. Në përgjigjen e thatë të Prokurorisë së Tiranës, thuhet, se cështja i ka kaluar gjykatës.

E ktheu shkollën në vend ahengu, drejtuesja pa licensë mban peng postin

Jemi në shkollën 9 vjecare “Kongresi i Lushnjes” me drejtoreshën Aida Zekja, e cila në shkurt 2024 u bë virale në rrjetet sociale, duke e kthyer shkollën në vend ahengu.Por kjo është vetëm njëra anë e medaljes. Zonja Zekja e ka kthyer institucionin si pronën e vet, sepse ka 4 vjet, që është e komanduar dhe ende pa certifikatë drejtori. Në qershor 2024, Drap Durrës kërkoi, që të bëhej konkurs në dy shkolla për pozicionin e drejtorit. Por kjo nuk ndodhi pasi Aida Zekja u justifikua me raporte shëndetsore.Eksperti i arsimit Ndricim Mehmeti e cilëson këtë akt, si vepër penale dhe shprehet, se Drap Tirana tashmë duhet të zgjidhë situatën, ose në të kundërt bëhet bashkëfajtor.