Plasi vapa, turisti shëtit nudo në rrugët e Durrësit


Kur sezoni i verës thuajse ka nisur e pritet ngritje e temperaturave, një turist nuk ka duruar dot më. Ai është zhveshur krejtësisht dhe është filmuar duke shëtitur nudo nëpër rrugët e qytetit të Durrësit.Kjo skenë ha habitur jo pak kalimtarët në këtë qytet.

”Mirë na bëre me këtë dasëm dhëndër o”, fermeri këndon, se nuk qan dot


Emisioni “Stop” në Tv Klan sjell tre profile të ndryshme të fermerëve, një në Divjakë, një në Lushnjë dhe një në Tiranë duke treguar vështirësitë e punës së tyre dhe mungesën e mbështetjes nga shteti.

Fermeri në Divjakë, Peço Kola ia merr këngën “Myzeqare” si një formë për të mos u dorëzuar para sfidës së tregut. Kënga është një lloj proteste për mallin që shitet nën kosto.

Secili prej tre fermerëve nuk di të bëjë saktësisht një llogari të kostos së përgjithshme, por me ndihmën e ekspertit agronom rezulton se një fermer shpenzon plot 345,000 lekë për të nxjerrë prodhimin. Llogaritja është bërë për 1 dynymë tokë dhe kostoja e domates, që kemi marrë si shembull, është 43,2 lekë për kg për prodhim 80kv.

Dritan Kolleshi: Ka abuzime. Duhet të ndërhyjmë te ulja e kostos së prodhimit dhe te ndihma ndaj fermerëve, subvencione. Ministria e Bujqësisë nuk ka një strategji të qartë se ku  o të ishim ne, kjo strategji duhet të ishte bërë me vite, me kohë. Këto skemat e mbështetjes së fermerëve kanë qenë çdo vit rastësore, nuk ka qenë një skemë e përgjithshme. Fermerët po shesin nën kosto. Kostot mund të ulen duke hequr TVSH-në e input-ev bujqësore që janë plehërat, biostimulantët, plastmasi, karburanti. Subvencionimi i karburantit ndihmon pak  por është një kafe në ditë. Unë mendoj që për 10 vite rresht, të gjithë prodhuesit e perimeve kudo që janë, të financohen me fidanë, me 50%  të vlerës së fidanit të paktën. Shteti subvencionon edhe fidanë por në qoftë se fermerët do të bëhen grupe me mini-kooperativa. Imazhi i atyre që punojnë sot në bujqësi është imazhi i kooperativave famëkeqe të ish-komunizmit dhe e kanë shumë të vështirë të bashkohen me njëri-tjetrin.

Të paralizuar e të pamundur, pak dritë për para e tetraplegjikët


Ndjekës të emisionit “Stop” në Tv Klan nga vende të ndryshme kanë dhuruar karroca invalidësh për personat në nevojë. Në familjen Zeneli ka mbërritur për djalin 26 vjeç, i cili është paraplegjik. Po ka ndodhur edhe për Arben Dakolin në Durrës, pasi ka humbur njërën këmbë nga diabeti dhe ka statusin e të verbrit.

Në Tiranë 51-vjeçarja Leonora Doce ka mbetur invalide prej temperaturës së lartë që në vegjëli. Edhe në Dimal, një djalë të paralizuar për të cilin duhej një karrocë specifike për shkak të problemeve që ai ka me kurrizin, tashmë është siguruar.

/tvklan.al