Si u festua ditelindja e Enver Hoxhes/ Kur votohej ne referendumin e Rames.
Pak ditë më parë, të premten, nostalgjikët e komunizmit dhe të diktatorit Enver Hoxha,përkujtuan ditëlindjen e idhullit të tyre. Klintoni ishte te varri i diktatorit Hoxha dhe realizoi intervista me të moshuar dhe ish veteranë, që nderonin kujtimin e tij.Duke iu referuar procesit të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë në PD, kryeministri Rama tha, se nëse një gjë e tillë do të kishte ndodhur me Partinë Socialiste, mediat do të ishin sulur me kritika. Emisioni Stop kujton atë, që kemi transmetuar në 12 prill 2016, kur procesi i referendumit për kryetar në PS u shndërrua në farsë. Gazetarët e emisionit tonë votuan në Surrel, edhe pse nuk janë anëtarë partie.
Fier/ Shkon te mjekoje mishrat e dhembeve, dentisti i heq gjithe nervat.
Jemi në qytetin e Fierit, pasi një qytetare, e cila nuk do që të identifikohet, tregon, se ka kërkuar ndihmën e stomatologut Artan Canaj,për të trajtuar një situatë paradontoze. Trajtimi ka zgjatur 2 muaj dhe dentisti Canaj i ka hequr të gjithë nervat e 28 dhëmbëve.Pas kësaj procedure, zonja ka patur shumë shqetësime dhe i ka nisur infeksioni. Një tjetër stomatologe, ajo që konstatoi infeksionin, shprehet, se mjekimi është i gabuar dhe nuk e kupton heqjen e të gjithë nervave.Vetë dentisti Artan Canaj ka një sjellje agresive ndaj zonjës dhe grupit të xhirimit, duke thënë madje se zonja është sëmurë e nuk e njeh fare.Ne biseduam mestomatologun kirurg Bashkim Murati,i cili shpjegon, se cfarë është paradontoza, e cila nuk kurohet me heqjen e nervit. Sipas Muratit, nervat e të gjithë dhëmbëve nuk mund të hiqen, pasi trajtimi jo korrekt, sjell infeksion dhe rëndon këtë patologji.
Kamez/ Pas trajtimit ne Stop, banoreve u vjen uji ne rubineta.
Pak ditë më parë, në 9 tetor, emisioni Stop transmetoi shqetësimin e disa banorëve të Kamzës, të cilët janë furnizuar me ujë të pijshëm nga UKT. Së fundmi Bashkia Kamëz po investon me rrjetin e ri, por ky projekt ka lënë pa ujë prej një muaji, shumë familje. Arsyeja, mungesa e fondeve.Kryeinxhinieri i UKK-së, Sokol Rambi, pranoi, se nuk ka fonde, prandaj është ndërprerë investimi në këtë zonë. Ai premtoi, se për 10 ditë, këta banorë do të kenë ujë të pijshëm në shtëpi.Ne jemi rikthyer në Kamëz, në lagjen Shpat, ku ka ardhur uji i pijshëm. Fiqerete Kaca, një nga banoret, që kishte ngritur shqetësimin, tregon, se pas interesimit të emisionit “Stop”, pas një muaji e gjysmë pa ujë, ky problem u zgjidh.