Hitparade i absurdit shqiptar.
Me fillimin e detyrimit për mbajtjen e maskave në cdo ambient, kanë rishpërthyer edhe memet dhe situatat e humorit. Në një të tillë i kërkohet Lilo Labes, përsonazhit në filmin e realizmit socialist, që të bëjë durim deri në lokal për mbajtjen e maskës. Një qytetar ka gjetur një mënyrë të vecantë për të ngrënë, duke mbajtur dy maska.Një vajzë e re pyetet nga instruktori i makinës, se kë do shtypë,po të ketë përpara një të moshuar dhe një fëmijë dhe ajo në vend të frenave thotë, se do shtypë të moshuarin.Inspektoriati kombëtar i mbrojtjes së territorit në Dibër, nuk duket një institucion serioz, përsa kohë edhe tabela përmban shumë gabime.Banjot e bashkisë së Kukësit janë në pikë të hallit. Firma Salillari po grryen inertet në liqenin e Kukësit. Janë këto disa nga episodet, që shfaqen dhe komentohen në studion e emisionit “Stop”, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.
Bilisht/Gjoba e padrejte per parkimin, qytetari prezent, por policet e injorojne.
Jemi në Bilisht për një gjobë të padrejtë ndaj një qytetari, i cili kishte një mjet të vendosur me gjysmën e gomës së parë mbi trotuar. Ndërkohë që punonjësit e policisë i kanë vënë gjobën, shoferi ka qenë brenda në makinë dhe makina ka qenë e ndezur dhe me bllokazh.Ndërkohë proces-verbali është plotësuar pa emrin dhe mbiemrin e zotërisë, pra është shënuar jo prezent, ky ky i fundit ka qenë në makinë me automjet të ndezur. Policët thonë, se gjoba mund të ankimohet, por nuk kanë ndërmend ta heqin.Nga ana tjetër, eksperti rrugorGëzim Hoxha thotë, se ky veprim nuk është i drejtë, pasi policia është për të ndihmuar qytetarët dhe për të rregulluar qarkullimin e makinave. Për pjesën e gjobës, ai e quan tendencioze.
Sauk i Vjeter/Energjia si kandil, projekti gati qe ne 2017-en e nuk zbatohet.
Jemi në Sauk të Vjetër, në vendin e njohur si Pamja, 10 familje, janë vendosur aty, që prej vitit 1993. Por banorët thonë, se vuajnë për energji, për shkak të tensionit të dobët. Kjo nuk do të thotë, se ata nuk paguajnë për energjinë. Përkundrazi, paguajnë edhe më shumë.Që prej vitit 2017, këta banorë janë në pritje të një projekti, që thonë, se është miratuar dhe duhet të zbatohet.Njëri prej banorëve shkon dhe takon kryeinxhinierin Lazer Sinaj, të drejtorisë së Tiranës pranë OSHEE-së.Ai thotë, se projekti do të zbatohet për punë ditësh, duke nisur që nga shtyllat e tensionit të lartë.