Urimi i “Stop” për 76 vjetorin e PKSH-së/ pacienti pret mjekun të pijë kafe.
Si sot 76 vjet më parë, në 8 nëntor 1941, u themelua PKSH, që ndryshoi disa herë emrin në PPSH dhe sot PS. Me këtë rast “Stop” sjell një kartolinë urimi për politikën e sotme dhe pasuesit e partisë komuniste.Më pas transmetohet një video, ku duket një mjek, i cili pavarësiht shqetësimit të pacientit, i kërkon këtij të fundit, të presë, derisa mjeku të përfundojë me nge kafenë…?!
Aksioni kundër ndërtimeve pa leje dhe rasti i Musa Savës, që kërkon cati.
Kohë më parë qeveria nisi aksioni e prishjes së ndërtimeve pa leje dhe “viktimë” e këtij aksioni nuk ranë “peshqit e mëdhenj”, që kanë ndërtuar objekte e katë të tëra pa leje, por hallexhinjtë, që riparuan cati, apo kotece pulash. Pas një përmbledhje të disa rasteve, që e pësuan nga aksioni i rradhës, “Stop” sjell abuzimin e ndërtueses Nadire Qinami, të cilës nuk i hyri gjemb në këmbë, megjithë shkeljet e përsëritura.Në të kundërt Musa Sava, banor i Kamzës, denoncon, se u gjobit me 500 mijë lekë të vjetra, ndërsa ndërtonte catinë e shtëpisë së shembur.Sava thotë, se për riparimin e shtëpisë mori leje pranë bashkisë së Kamzës,por as kjo nuk e shpëtoi nga gjoba.Gazetarja e “Stop” iu drejtua bashkisë së Kamzës dhe sipas Artan Dervishit, drejtor i medias,qytetarin Musa Sava dhe familjes së tij në kushte të vështira ekonomike, do t’i sigurohet strehimi.
Raporti për mësuesen e “Ptoleme Xhuvani” me firmë të falsifikuar.
Disa javë më parë “Stop” transmetoi rastin e mësueses së shkollës “Ptoleme Xhuvani” në Elbasan, Lindita Sejdini, së cilës drejtoresha Ilda Nako, nuk i njohu, e për pasojë, nuk i pagoi raportin e lëshuar nga QSUT.Por ky abuzim, nuk është ndalur me kaq. “Stop” investigoi, se drejtoresha ngriti një komision disipline për masë ndaj mësueses. Njëra prej anëtareve të komisionit, Kozeta Hoxha,rezulton, se ka firmosur raportin, në kohën, kur ka qenë jashtë Shqipërisë, në bazë të të dhënave të sistemit TIMS…?!