Shqiperia kryeson listen e vendeve me te korruptuara ne bote.
Sot në Tiranë u hap panairi i përvitshëm i librit. Po sot nisën seancat dëgjimore me tre kandidatët për prokuror të përgjithshëm. Kreu i akuzës do të zgjidhet mes Arta Markut, Fatjona Memçajt dhe Olsian Celës.Një anketë e Bankës Botërore tregon, se Shqipëria bashkë me Sierra Leonen dhe Laosin kryesojnë listën e vendeve më të korruptuara, parë nga këndvështrimi i biznesit. Në Shqipëri36.1 për qind e bizneseve kanë pohuar, se janë ndeshur me praktika korruptive. Në Europë, bizneset e Qipros dhe Turqisë kanë raportuar nivele të ulta korrupsioni me përkatësisht 0.2 dhe 1.4%.
I merr koleges para borxh per dasmen, por i jep dru ne vend te borxhit.
Qibrije Rustemi tregon, se kaka një problem me qytetaren Brisilda Kurti, të cilën e ka njohur në marrëdhënie pune.Brisilda i kërkoi 6 milionë lekë të vjetra për të bërë dasmën dhe kjo marrëdhënie u legalizua me deklaratë noteriale.Paratë duhet të ktheheshin brenda vitit, por kjo nuk ndodhi, ndaj Rustemi bëri padi në gjykatë.Vec moskthimit të borxhit, Qibrije Rustemi tregon edhe, se është dhunuar fizikisht nga Brisilda Kurti.Pasi fitoi të drejtën e kthimit të parave, zonja Rustemi iu drejtua përmbaruesit Lefter Canaj. Ky i fundit tha, se në llogarinë e Brisildës nuk kishtë para e në emër të saj nuk kishte prona. Madje ajo nuk kishte bërë celebrim as me të shoqin Arjan Doci. “Stop” mësoi, se Brisilda Kurti banon në një ndërtesë 3 katëshe e prindërve të saj, së bashku me partnerin.Kërkesës së gazetares i ati i Brisildës i përgjigjet me arrogancë dhe kërcënime. Nga ana tjetër përmbaruesi këshillon, që Rustemi të marrë një avokat për të zgjidhur këtë cështje.
Pushuan ceshtjen per vdekjen e vëllait/ Veronika Muka:e vrane serish.
“Stop” rikujton rastin e transmetuar në 26 mars 2019. Veronika Muka, një qytetare nga Gjirokastra, denoncoi vdekjen e të vëllait në vendin e punës, në kompaninë e dajës së tyre, Bashkim Graci.Ngjarja ndodhi në shtator 2017 në lagjen “zinxhira”, ku i riu, punonjës mirëmbajtjeje në firmë kabllore, u ngjit në shtyllë e gjeti vdekjen nga korenti.Daja kërkoi që të mos bëhet autopsia e viktimës dhe i detyroi prindërit e tij, të firmosnin në fletë të bardhë, ku shkruhej, se kishin asnjë pretendim për aksidentin.Veronika Muka iu drejtua prokurorisë, por prokurori Spartak Cocoli vendosi mosfillimin e hetimeve dhe as që njoftoi të interesuarit për këtë. Sot, pas 7 muajsh, historia përsëritet, pasi Prokuroria e Gjirokastrës e pushon këtë cështje për herë të dytë.Veronika thotë, se vëllain ia kanë vrarë tre herë:në fillim humbi jetën aksidentalisht, herën e dytë e vrau prokurori Spartak Cocoli, që pushoi cështjen dhe së treti e vrau prokurori Emëror Kasaj, që pushoi sërish cështjen.Ajo i bën apel trupit gjykues të marrë një vendim të drejtë për humbjen e jetës së vëllait të saj.