Akti i paprecedent i kryebashkiakes, kontrollon telefonat e punonjësve.

Sonda Insight, e nisur në 5 maj drejt planetit Mars, mbërriti dhe mundi të sjellë pamje nga planeti i kuq.Kryetarja e bashkisë së Prrenjasit, Miranda Rira, u ka marrë celularët punonjësve, me pretendimin, se dekonspironin informacione. Ajo ka thirrur dhe një teknik celularësh, për të hapur dhe kontrolluar informacionin e vartësve të saj.Kreu i AKEP-it, Ilir Zela, i është drejtuar me një letër publike Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, ku i kërkon zgjidhje për procesin e degraduar të aplikimit për pasaportë biometrike. Zela bën thirrje, që të marrë fund ky poshtërim për shqiptarët.

Kamera e fshehtë/ 2 foto dhe 1 000 euro për një pasaportë biometrike greke.

Emisioni “Stop” sjell me zë dhe figurë mënyrën se si mund të sigurosh një pasaportë të një prej vendeve të BE-së në Shqipëri.

Kamera e fshehtë fakton se si me 1 000 euro nën dorë, bëhesh zot i një dokumenti europian biometrik. “Tregtari” i këtij biznesi, Adem Picari, të jep 100% garanci për disa vende të Bashkimit Europian, ku mund të nisësh punë, identitet e jetë të re. Qytetari dorëzon vetëm 2 fotografi dhe shumën e kërkuar dhe për 4 ditë, maksimumi një javë, merr në dorë pasaportën greke me identitetin Janis Gorgulas.

Duke iu referuar një rasti të trajtuar nga Stop, Saimir Kodra me ironi tha se sipas z. Ilir Zela ka radhë të madhe për të marrë pasaportën shqiptare “dhe ne të “Stop”-it po mendonim ku të marrim edhe ne një pasaportë që të ndihemi edhe ne qytetarë europianë. Pasaportë bobash…Për këtë shkuam e takuam Ademin në Durrës.”

Kamera e fshehtë P1:

Ademi- Djali, si je? Si kalove?

Klienti- Mirë! Ça bën?

Ademi- Më fal!

Klienti- S’ka gjë!

Ademi- Tani, urdhëro!

Klienti- Tani mua më ka thënë pak goca, e dashura, që ka fol me gocën. Unë jam i interesuar për një pasaportë.

Ademi- Ca pasaporte?

Klienti- Po greke dua, domethënë ca pasaporte?! Unë dua një, po i bie këtu afër, se ndoshta është pak më lirë. Më kupton? Po them një greke, dua të iki të lëviz nga Shqipëria më shumë!

Ademi-Ku do vesh?

Klienti- Për Londër!

Ademi- Tani dëgjo! Këto punë i njoh mirë unë!

Klienti- Prandaj kam ardhur. Për të folur me një specialist edhe profesionist.

Ademi- Në qoftë se e do për punë, për Gjermani është e mirë. Edhe për të ikur e mirë është, biometrike. Vetëm fotot ne i ndërrojmë fotot, në Athinë e bëj, kjo vonon 4 ditë, maksimalja një javë.

Klienti- Maksimumi një javë, po!

Ademi- Në Athinë e bëj. Ti di me fol anglisht a greqisht?

Klienti- Unë pak anglisht di, edhe anglisht nuk është se di shumë.

Ademi- Se në Europë nuk para flasin shumë greqisht, po dhe anglisht kuptohesh.

Klienti- Normale, o burrë!

Ademi- Po edhe mund të pyesin anglisht, ndoshta ëëë…, dokumentit do i bësh një dokument shoqërues, kartë identiteti?

Klienti-Tani unë, m’i thuaj, si janë me ca shoqërohet ajo, sic kemi ne kartën e identitetit, po më thua apo jo?

Ademi- Po!

Klienti- Kartë greke? Tjetër patentë ka?

Ademi- Po!

Klienti- Të treja! Si pasaportë, të jep probleme?

Ademi- Jo! Është origjinale! Ajo vetëm ndërrim foto.

Klienti- Vetëm ndërrim foto?

Ademi- Përafërsisht mosha jote, plus minus …

Klienti- Kuptoj!

Ademi- Kaq! Për Gjermani, ato janë të mira si pasaportë. Ti kalon për Angli, nuk të jap garanci, se ik 100%. Ti deri në Europë do shkosh me tënden, pastaj do lëvizësh me atë gjithandej Itali, Francë, Spanjë nga Spanja ik nga ishulli.

Klienti-Mirë o mik, sa më shkon pasaporta me gjithë kartë?

Ademi- 1 200 Euro për ty. Ta thashë!

Klienti- 1200.

Ademi- Po më poshtë, jo! Këto nuk bëhen këtu, bëhen andej.

Klienti- Bëhen andej ëëë…Si do funksionojë si fillim?

Ademi- Dua fotografitë, si fillim moshën tënde!

Klienti- Edhe?

Ademi- Gjysmën e lekëve në dorë! Ajo është origjinale, vetëm ndërrim fotosh.

Klienti- Ok! Dakord! Mirë pastaj! Ngrihemi?

Ademi- Këtej, hajde këtej, të çoj deri te autobusi aty! Shëndet! Mirupafshim!

Klienti- Edhe ty!

Ademi- Telefon!

Kamera e fshehtë P2:

Klienti- Jam këtu, këtu!

Ademi– Thashë, se ishe atje!

Klienti- Ça bëre? Aty jam ulur unë! O Demo! Hajde ulemi diku, o burrë i dheut!

Ademi – O ** ulu një herë! Po aty, si të hapesh aty te tavolina, flasim njëherë, pastaj.

Klienti- Uleshim në tavolinë tjetër, në vend tjetër, o plako! Ça bohet? Si ke qenë?

Ademi- Ça do sqaroje? Ma thuaj!

Klienti- Më the fotot, një ndryshe, një ndryshe 1 edhe 1 tjetër. E shikon? Janë me veshje të tjera.

Ademi- Ke vendosur për Gjermani?

Klienti- Gjermani po, Gjermani, diku do ngecim.

Ademi- Mosha the ti?

Klienti- Mosha aktuale * ditëlindja është ***.

Ademi– ** ee sytë, flokët!

Klienti- Flokët ** sytë* . I do pasaporta këto?

Ademi- I do ajo tjetra!

Klienti- Karta?

Ademi- E, do ikësh Gjermani me punu?

Klienti- Po unë do iki në Gjermani me punu, po nuk janë pak 1 000 euro plak!

Ademi- Bjer, t’i kaloj 10 i ke?

Klienti- Kaloji njëherë!

Ademi- 1, 2, 3, 4, 5, 6, ,7 8, 9, 10! Pse luftë me plakun? Ma thuaj!

Klienti- Do dali, s’do dali, do bëhet, s’do bëhet, do të gënjejnë…

Ademi– Bjere, se i rregulloj unë! Aman kështu thoshin.

Të kam thënë pasaportë + kartë.

Klienti- Po, plus kartë!

Ademi– Edhe të kam thënë për 1000 euro.

Klienti- Po 1000 euro…

Ademi- Të kam thënë për 4 ditë ta mbaroj, maksimalja 1 javë. Unë do të marr në telefon edhe ti do marrësh për 4 ditë, po unë e kam numrin tënd, po s’të kam shqetësuar vetë. O do vish ta marrësh këtu, a ta sjell në Tiranë e ta jap.

Klienti – Dëgjohemi prapë unë, të bëhet ajo.

Ademi– Ta bëj unë atë!

Klienti- Edhe bëmë telefon! Thuaj, o për një javë, kur të dali, unë mbarova punë.

Ademi- Këtë ta kryej unë! Do më falësh, unë jam në lëvizje.

Klienti- Edhe unë jam, për të lëvizur.

Ademi-Do më falësh, që më prite 1 orë e gjysmë. Mbas 3-4 ditësh, më bëj telefonatë, ta kryejmë!

Klienti-Dakord!

Ademi– Respekt! Do ta kisha pirë kafenë aty, po s’mund të ulem!

Klienti- Po mirë mo, iknim diku tjetër. Po hajt, Ciao!

Kamera e fshehtë P3:

Ademi- Nga ishe? Ta shikosh njëherë, hajt! Kjo ka një vizë, po një vizë, jo fosfor. Në bazë të kësaj, është lëshuar dhe karta. Gorgulas mbiemri, Janis emri..,Janis emri.

Klienti- Ça është kjo? Ditëlindja?

Ademi– Sa?

Klienti- Ditëlindja them, sa vjeç duhet të jetë këtu?

Ademi- Sa e ke ditëlindjen ti? Sa e ke?

Klienti- ** jam unë!

Ademi- s’është **

Klienti- Ç’ne qenka bërë si me foto kështu kjo, si me foto bardhë e zi?

Ademi- Ashtu ven ajo vetë. A nuk e shef, se unë s’kam syzet ja q** nënën! I kam te puna atje.

Ajo lexon * ** * .

Ademi– Kjo është për të qenë. Këto për Gjermani për të punuar, për Spanjë, për Francë, i ke ultra.

Ademi- Janë 5-vjeçare.

Klienti- Tani mua më presin, të lëviz **.

Ademi– Po ke për të dhënë lekët!

Klienti- Ndjesë ëëë… Rrofsh edhe i pafshi hajrin!

Ademi -Këto janë për Gjermani, për të punuar! Mos të thonë njeri plaç! Ik puno në Gjermani andej!

Klienti-Do i kalosh njëherë

Ademi -Jo mo, jo! I kam në rregull!

Klienti-Kaloji njëherë për veten tënde, të jem edhe unë këtu edhe…

Ademi- Ok! Në rregull, 10! Respekte, i nderuar!

“Pasaporta është origjinale, biometrike, nga ato që vetë shteti grek shpërndan rëndom për qytetarët e tij. E kuptoni ku është ndryshimi me një pasaportë tonën që të plas buza 1 muaj me e prit”, tha me ironi Saimir Kodra.

Kalbëzimi i institucioneve, të korruptuarit ngrihen në detyrë.

Stafi i emisionit “Stop” i është drejtuar me shkresa të veçanta zyrtare Ministrisë së Mbrojtjes, AISM dhe DSIK për disa nga çështjet e ngritura në emisionet e ditëve të fundit.

Saimir Kodra: Para ca ditësh transmetuam dekonspirimin e emrave që kishte bërë vetë AISM-ja, Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes me DSIK-ja që jepte certifikata sigurie. Na kanë bllokuar në YouTube pamjet e emisionit që kemi transmetuar, se me demek paskemi nxjerrë ne emrat e tyre. Emrat e tyre i nxorët vetë dhe ju mund të bllokoni në daç Youtube, e në daç sondën në Mars, ato emra do t’i bëj publike sa herë të më dojë kokrra e qejfit, sepse i keni nxjerrë vetë ju. Megjithatë, për këtë arsye ju drejtuam shkresërisht Ministrisë së Mbrojtjes, që ç’masa keni marrë për ata që kanë dekonspiruar emrat; vetë AISM-së, ore vetë ju atje çfarë keni bërë? DSIK-së, keni dhënë apo nuk keni dhënë certifikata sigurie për këta punonjës, për firmën? Dhe tjetra, shkresë KLD-së dhe Presidentit Ilir Meta për çështjen e gjyqtarit Guximtar Bocit.

Gazetari i “Stop” tha se emisioni i është drejtuar me një shkresë zyrtare ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, Shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura, Kolonel Bardhyl Kollçakut dhe Agjencisë Inteligjente të Sigurisë dhe Mbrojtës, ku e pyesim se pse drejtori i përgjithshëm i AISM-së, Kolonel Bardhyl Nuredinaj, nuk ka përmbushur kriteret ligjore dhe është emëruar në këtë post? Pse Kompania “Kola Invest SH.P.K.”, ka kryer rikonstruksionin e AISM-së pa u pajisur me certifikatë të sigurisë industriale, kjo dhe punonjësit e saj? Pse punonjësit e punësuar në agjencinë e Inteligjencës, sigurisë dhe mbrojtjes nuk kanë qenë të pajisur me certifikatë sigurie në kohën që janë punësuar në këtë institucion dhe pse AISM ka nxjerrë dhe ka publikuar emrat dhe strukturat e punonjësve të saj duke qenë se ligji e ndalon këtë si sekret shtetëror dhe çfarë masash do të marrë Ministria e Mbrojtjes për këto shkelje që ka bërë AISM?

Për të njëjtën problematikë emisioni “Stop” i është drejtuar me një shkresë zyrtare edhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, si kreu i Forcave të armatosura.

Për problematikën e trajtuar në emisionin “Stop” për Agjencinë e Inteligjencës, Sigurisë dhe Mbrojtjes, “Stop” i është drejtuar me një shkresë zyrtare edhe Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, një drejtori e varur nga kryeministria, ku e pyet këtë të fundit se pse kompania “Kola Invest SH.P.K.”, e cila ka kryer rikonstruksionin e godinës AISM, nuk ka qenë e pajisur me certifikatë sigurie industriale?

Po kështu redaksia kërkoi një qëndrim zyrtar nga KLD, për rastin e hetimit të Guximtar Bocit, i cili u regjistrua duke kërkuar favore seksuale nga një grua, për të ndikuar në procesin e saj.

Pas pezullimit që bëri grupi i inspektimit të KLD, drejtuar nga anëtare Z. Gerd Hoxha, për çështjen e Zotit Boci, duke pretenduar se nuk është verifikuar nga prokuroria apo nga gjykata, apo edhe nga organe të tjera kompetente siç është policia shkencore, autenticiteti i zërit dhe audiopërgjimit që u publikua në emisionin “Stop” në atë kohë, emisioni “Stop” i është drejtuar me një kërkesë zyrtare Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ku e pyet se pse ky grup i KLD nuk ka bërë vetë verifikimin për të zbardhur këtë çështje, pasi ligji për KLD e parashikon edhe këtë pikë.

Në 3 Maj 2016 emisioni “Stop” transmetoi një kamera të fshehtë, që tregonte se si hetimi tatimor të korrigjonte bilancet me para në dorë. Qytetari në atë kohë e zgjidhi hallin me shefin Ledion Kolgjoka, i cili u pezullua nga detyra. Por sot, Kolgjoka është sërish me post, pavarësisht se u kap me zë e figurë, në një akt korrupsioni.

Saimir Kodra: T’jua kujtoj pak atë drejtorin që thoshte qenke çun trendy ti, e dini ku është ai drejtori sot?

Duhet të jetë patjetër pas hekurave, tha Gentian Zenelaj me gjeste.

Saimir Kodra: Jooo, e gjetëm ne në kat të dytë? D.m.th e gjetën ne “kapter”? Sot ëhstë “gjeneral”.

Gentian Zenelaj: Po sigurisht mo, sigurisht, po ky pushtet nuk ka nevojë për njerëzit e ndershëm, ka nevojë për këto krimbat…

Saimir Kodra: Ndiqeni pak t’jua kujtoj:

Rasti në fjalë ka të bëjë me një biznes i cili konstaton shkelje të ligjit, vepër penale që dënohet deri në 15 vite burg në bazë të ligjit shqiptar, por nga pamjet e transmetuara kuptohet qartë që heshtja për një dosje ka një çmim…

Oficer i Policisë Gjyqësore: Kë më thuaj emrin e subjektit?

Qytetari: xxxxx

OPGJ: Ka njëri një xxxxx?

OPGJ: E ka Landa.

OPGJ: Ulu sa të vijë ajo.

OPGJ: Shoqe ka ardhur një përfaqësues i subjektit xxxx.

OPGj: Tani ashtu s’mund t’i them unë por po i them të presë në zyrë.

OPGj: Mirë.

OPGJ: Për 10 minuta do të vijë.

Qytetari: Për çfarë bëhet fjalë konkretisht?

OPGJ: Nga Drejtoria e Rriskut bëhet fjalë.

Qytetari: Çfarë do të thotë ajo?

OPGJ: Domethënë janë subjekte që importojnë dhe gjithmonë shfaqin tepricë kreditore.

OPGJ: Kanë ndaluar deklarimin.

OPGJ: Kanë konsumuar veprën penale të evazionit fiskal, të nenit 180 varet nga vlera pastaj.

OPGJ: Nuk është situatë e lehtë deri sa është bërë. Është një grup i madh subjektesh që janë të përfshira te kjo, se ai ka shit.

Qytetari: Me një fjalë është vepër penale kjo?

OPGJ: Po si e shet gjithë mallin dhe nuk paguan asnjë taksë në shtet, çfarë është ?

Qytetari: Në raste të tilla çfarë vendos Prokuroria?

OPGJ: Janë tre paragrafë.

OPGJ: Paragrafi i parë- të lehtat dënohet me gjomë mos gaboj, deri në 3 vite burg. Paragrafi i dytë është diçka më e rëndë dhe i treti me vlerat …. se nuk i kam parasysh si vlera tani, është akoma më i rëndë , deri në 15 vite burg.

Qytetari: Ka ndonjë mënyrë që mund të mbyllet brenda institucionit ose?

OPGJ: Kam frikë se jo. Kam frikë se mund të ngelet thjeshtë çështje administrative.

Landa OPGJ: E hapim dot diskun ne këtu një çikë?

Landa OPGJ: Niptin ja kanë dhënë dikujt tjetër, ke parasysh, ka bërë importe.

OPGJ: Tani problematikën shpjegoja me fjalë të thjeshta, se kështu si po ja sqaron…

Landa OPGJ: Çuni do të më lesh një numër telefoni ti? Do të marr dhe do të them sapo të grumbulloj dokumentacionin.

Landa OPGJ: Në rregull?

Qytetari: Po.

Qytetari: Unë këtu nuk kam asnjë lloji problemi?

Landa OPGJ: Të shoh dosjen, të shoh dokumentacionin dhe pastaj…

Landa OPGJ: Se nuk jam e qartë se ka dy muaj ky muhabet, kanë shkuar e kanë parë fotografi e të gjitha. Do të marr një ditë tjetër e do të them hajde, në rregull?

Landa OPGJ: Rri i qetë. Po të ketë gjë të them, çuni shife.

Më vonë…

Landa OPGJ: Unë i verifikova letrat

Landa OPGJ: E gjejmë dot xxxx t’i marr një deklarim?

Qytetari: Nuk është problem kur të duash ti.

Landa OPGJ: Një deklarim se si me këtë tepricë kreditore si ka operuar me niptin sepse këto subjekte …Ky ka pak mospërputhje, rreth 1 milion e katërqind lekë të vjetra TVSH, që ka deklaruar më pak se sa i kanë ardhur në doganë.

Landa OPGJ: Këtu është ushtruar kontroll, është gjetur i mbyllur,

Landa OPGJ: E morëm në telefon thotë, pohon se në këtë adresë është shtruar aktivitet po për arsye shëndetësore e ka të mbyllur me 03/03.

Landa OPGJ: Detyrime ka 1.4 milionë, urdhëro.

Landa OPGJ: Tepricën kreditore e ka 3.7, e di ti që e ka 37 milionë lekë të vjetra të mbetura.

Landa OPGJ: Dëgjo tani. Nga importet, ky ka bërë importin e fundit në 8/2013 dhe nuk e ka deklaruar 25 000 lekë të reja TVSH.

Landa OPGJ: Ka një mospërputhje prej 131 000 lekësh.Duhet të kishte kaq, ka deklaruar kaq, ka 1 300 000.

Landa OPGJ: Pretendojnë xxx thotë xxx 2013 subjekti i ri që është hap ushtro aktivitet 38 m katror, kujdes!

Landa OPGJ: Ja fatura që ka.

Landa OPGJ: Thotë nuk ka bllok faturash ka të instaluar kasën fiskale.

Landa OPGJ: Se unë po shoh se ai po bën si me të vjetrën. Ai ka vënë niptin punojnë të tjerët.

Landa OPGJ: Duket llogjika se me 38 metër katror dhe ishte SHPK kësaj radhe nuk ishte biznes i vogël. Dhe ai thotë se është shkuar dhe kontrolluar dhe nuk i është gjetur bllok faturash. Hap sistemin unë shoh që bën importe.

Landa OPGJ: S’ka për ta fal njeri më, u arrestuan 7 vetë e dëgjove? Inspektorë tatimorë.

Landa OPGJ: Sa të paguajë lekë atje me dal.

Landa OPGJ: Po hyre atje do lekë.

Landa OPGJ: Mua më ka ardhur dhe firma xxx për ndjekje.

Landa OPGJ: Që edhe unë, këto janë tre subjekte për ndjekje penale, tre.

Landa OPGJ: Një do ta çoj.

Landa OPGJ: Shkova lart te drejtori kontroll dhe i thashë: Është planifikuar SXXX TAAA? Jo, tha.

Landa OPGJ: Unë do bëj tentativë dhe nuk e lëviz fare, do ta marr përgjigjen që ka, s’do bëj veprime.

Landa OPGJ: Kujt i ka le në zemër me më lën kaq. Kush nuk më ka lën gjë më ka pak mirnjohje.

Qytetari: Afërsisht si shkojnë gjërat?

Landa OPGJ: Shhhh nuk bëj shifra këtu.

Landa OPGJ: Dosjen e kam unë.

Landa OPGJ: Po ashtu mendoje edhe ti.

Landa OPGJ: Hajde për mua je i lirë.

Qytetari: Të enjten është e sigurtë që mbyllet?

Landa OPGJ: Unë do ta ndjek si çështje mo tani, tani çfarë të të them unë?

Landa OPGJ: Mendoje vetë…

Qytetari: E kuptova. Hajt shihemi!

Landa OPGJ: Hajt shihemi!

Takimi i tretë, qytetari shkon për të bërë pagesën. Paguan 50 mijë lekë të vjetra dhe 150 euro.

Qytetari: Ku e pi kafen ti?

Landa OPGJ: E pijmë atje?

Qytetari: A ekziston mundësia që shefit të hetimit me iu tek të thotë: “ Çfarë u bë me këtë dosjen?”

Landa OPGJ: Nuk ka, por nëse ka të them unë. Dakord?

Landa OPGJ: Deri tani nuk ka lëviz.

Landa OPGJ: Ça do të thuash tani ti? Do të thuash që është shefi?

Landa OPGJ: Ne na e bëjnë pa problem fare.

Landa OPGJ: Në qoftë se të thotë hajde për kafe. Dakord?

Landa OPGJ: Do me e taku, si do?

Landa OPGJ: Do me e taku, për çfarë? Për çfarë respekti?

Qytetari: Vetëm për këtë çështje…

Landa OPGJ: Sa do me dhënë, më thuaj?

Landa OPGJ: Tani të ikim lart ta takojmë?

Landa OPGJ: Sa ti jap shefit unë?

Qytetari: Ke edhe 150 euro dhe 500 mijë lekë aty.

Landa OPGJ: Pse sa t’i jap unë shefit tani?

Qytetari: Ti e di. Në qoftë se do të vij edhe unë lart, apo s’ka nevojë?

Landa OPGJ: Do të prezantohesh? Hajde.

Landa OPGJ: T’ia them atij unë këtë?

Landa OPGJ: Ku është shefi? Nga shkoi?

Landa OPGJ– Flet në telefon: E mbylli, mos është te drejtori?

Landa OPGJ: Ka ardhur drejtori?

Landa OPGJ: Të marr unë në telefon?

Qytetari: 500 mijë lekë.

Landa OPGJ: Po pra. 150 po ia jap atij në rregull?

Landa OPGJ: Mirupafshim. Gjithë të mirat. Numrin e ke.

Qytetari më pas drejtohet për të bërë një bisedë me shefin, Ledion Kolgjoka, i cili pohon edhe raste të tjera korrupsioni . Ndërsa për rastin e biznesit në fjalë për të heshtur lidhur me dosjen ka një zgjidhje…

Landa OPGJ: Shefi ky është nipi nuk është vetë personi.

Shefi: Nipi s’ka lidhje zonja Landa, nipi merret me AWSDERT, është një mga menaxherët më të fuqishëm.

Shefi: Landa “a ka peshk në Bubq?”

Landa OPGJ: Jo, mish ka atje, patjetër, në Bubq s’ka peshk.

Shefi: Na ka ftuar një i prokurorisë.

Landa OPGJ: Ndoshta mos ka ndonjë…

Shefi: “Po mish, o mish…”

Landa OPGJ: Prokurorisë së Tiranës apo Durrësit?

Shefi: Tiranës.

Shefi: Ti më dukesh shumë çun i mirë.

Shefi: Ju keni 2-3 vite, daja jot me…kështu që nuk është se është e lehtë.

Shefi: Lista, dëgjo një çikë, lista e subjekteve në bashkëpunim me doganat, administratorët e hetimit që ndiqen.

Shefi: Firma që ke ti, që ka daja, ka ardhur për hetim nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në bashkëpunim me doganat.

Qytetari: Mosrakordim i doganave me faturën e shitjeve?

Shefi: Po. Mosrakordimi i këtyre. Ja ku e ke xxxxx.

Shefi: Aktualisht e kanë në ndjekje…

Qytetari: E di e di se ma ka shpjeguar Landa, shumat…

Shefi: Tani të të shpjegoj diçka…

Shefi: XXX që e ka ai tjetri e kemi çuar në Prokurori.

Shefi: XXX është skemë mashtrimi, po t’i them kot ë nga hetimi që kemi bërë. Në këtë listë është edhe daja jot. Është skemë mashtrimi.

Shefi: Të paktën dënimi është nga 4 deri në 10 vjet burg.

Shefi: Këtë punë kemi ne.

Shefi: Jo se po t’i them ty këto, merri referimet dhe shihi!

Shefi: XXX, në hetim, edhe kjo skemë mashtrimi ka dalë.

Shefi: XXXTrans me probleme. UXX me probleme, LXXX me probleme.

Shefi: Të gjitha këto që kanë sjellë ata janë me probleme.

Shefi: Kështu që unë nuk e kam të lehtë të shoh këtë dajën tënd me syrin pozitiv.

Shefi: Vetëm kupto këtë gjë, asgjë më tepër.

Qytetari: E kuptoj shumë qartë që ndoshta …

Shefi: E kupton apo jo?

Shefi: Nuk e kam të lehtë të të heq nga kjo lista këtu dhe të them: “Jo mo vlla, ky qenka në rregull.”

Shefi: Më fal në 20 vetë këtu te Dogana Tatime që ta sollëm ty për hetim, a mos na di gjë për budallenj?

Shefi: A e kupton çfarë po të them?

Shefi: Meqenëse ti ke ardhur dhe qenke çun i mirë, qenke çun trendy, do ta shohim, se Landa më ka folur shumë pozitivisht.

Shefi: Ka dy tre ditë që më thotë dhe unë i thashë që do e shohim, sepse unë që të të heq nga kjo..

Shefi: Mua mi kanë sjellë këto për ekzekutim.

Shefi: Dhe e di çfarë do të thotë për ekzekutim?

Shefi: Mbarojmë veprimet proceduriale dhe pastaj e çojmë në Prokurori.

Shefi: Do të thuash ti: Unë mund ta zgjidh në Prokurori dhe në Gjykatë , e zgjidh e zgjidh …po të gjithë e dimë se si funksionon Gjykata dhe Prokuroria sot dhe çfarë flitet atje.

Shefi: Gjithësesi sensi është pozitiv, meqenëse ti ke ardhur deri këtu..

Landa OPGJ: Ti e ke numrin tim, thuaj Landa ne po vijmë…

Shefi: Tani ça të them unë?

Shefi: Hajde kur të duash, zyra është e hapur.

Shefi: Sensi është pozitiv, nuk kemi qëllim që të godasim.

Shefi: Po me 3 nipte, daja na ka lujt një çikë në dogana, fatura etj etj…

Qytetari: Unë e pashë edhe diferencën.

Shefi: Nuk ka lidhje diferenca, jo.

Shefi: Kanë lidhje gjëra të tjera që përbëjnë direkt vepër penale. Kanë të gjithë në tatime.

Shefi: Askush s’ka që s’është debitor, që s’paguan lekët në shtet.

Shefi: Gjithësesi zyra është e hapur. Hajde.