Hitparade i absurdit shqiptar
Një i moshuar në Kamenicë të Korcës ka festuar 80 vjetorin, emocion, që e ka ndarë me redaksinë e emisionit “Stop”.Në Mëdrakë të Kucovës banorët janë mbledhur, për t’i dhënë një dorë autoambulancës, që ka ngecur në rrugën e prishur. Një urë në Fier është e prishur dhe një drejtues automjeti ka realizuar një video për gjendjen e saj, për ta ndarë me publikun. Janë këto disa nga episodet, që shfaqen e komentohen në studion e emisionit “Stop”,në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.