Ja si na shohin amerikanët; Me detyrim në festvalin e RTSH-së.
Stafi i Ambasadës amerikane në Tiranë ka publikuar një spot, ku zyrtarë të selisë diplomatike tregojën 10 gjërat që pëlqejnë nga Shqipëria dhe shqiptarët.Me humor dhe ironi renditen llojet e ndryshme të rakisë, por edhe përdorimi i lekëve të vjetra e të reja. Drejtoria e RTSH-së ka njoftuar punonjësit, se duhet të blejnë me detyrim bileta për festivalin e fundvitit, në të kundërt, do të privohen nga shpërblimi i fundvitit…?!
Skandali, vdekja e 22 vjecares në Spitalin e Pogradecit dhe versionet për shkakun.
Valbona Meko tregon në “Stop” historinë e skandalit të vdekjes së vajzës së saj Lediona, në spitalin e Pogradecit në 6 korrik 2016. Ajo tregon, sesi e coi vajzën në spital, për shkak të krizave në anë të barkut.Pas analizave, vajza e ndjerë iu nënshtrua operacionit për heqjen e apendisitit, ngaku cdo gjë u duket se shkoi mirë. Por pas 30 minutash e bija ndërroi jetë. Si të mos mjaftonte kjo gjëmë, për Valbonën nisi një tjetër kalvar, ai i gjetjes së shkakut të vdekjes. Pas 6 muajsh në Prokurorinë e Pogradecit i thanë, se vajza 22 vjecare kishte vdekur nga vetëhelmimi me fostoksinë. Por mjeku sërish këmbëngul, se Lediona ndërroi jetë për shkak të apendisitit. Valbona thotë, se kjo është një vdekje e dytë për të bijën dhe kërkon zbardhjen e të vërtetës.
Emisioni “STOP” ka sjellë historinë tragjike të Lediona Mekos, e cila sot nuk është më mes nesh. Nëna e saj Valbona Meko tregon sesi vajza u nda nga jeta në mënyrë të menjëhershme më 6 korrik 2016. Lediona Meko vjen në spitalin e Pogradecit me dhimbje të forta, për shkak të krizave në anë të barkut.
Pas analizave, vajza e ndjerë iu nënshtrua operacionit për heqjen e apendisitit, nga ku çdo gjë u duket se shkoi mirë. Por pas 30 minutash e bija ndërroi jetë. Si të mos mjaftonte kjo gjëmë, për Valbonën nisi një tjetër kalvar, ai i gjetjes së shkakut të vdekjes. Pas 6 muajsh në Prokurorinë e Pogradecit i thanë, se vajza 22 vjeçare kishte vdekur nga vetëhelmimi me fostoksinë.
“Në orën 5 të mëngjesit vajzën e zuri një krizë në këmbën e djathtë dhe e mora për krahu ta ngreja, por nuk ishte hera e parë që e zinte. E paraqitëm në urgjencën e Spitalit Pogradec.
Në çfarë ore?
Që në pesë kur e zuri kriza, deri sa shkuam atje na kapi ora 7 e mëngjesit. Ishte doktoresha e turnit, vajza i zbriti shkallët e shtëpisë vetë duke çaluar. Vetëm ana e djathtë i dhimbte, nuk kishte asnjë shqetësim tjetër dhe ishte e vetëdijshme.”
Pasi bëhet kontrolli rutinë nga mjeku i turnit dhe analizat përkatëse, diagnoza përcaktohet nga mjekët “Operacion për Apendesit”.
“Dyshonin nga kriza që kishte, por dyshonin për apendesit dhe filluan për ta çuar në sallë të operacionit, por pa i bërë analizat nuk mund ta fusnin në sallë operacioni. I’u bënë analizat e gjakut, të urinës, ia dorëzuam doktoreshës së turnit. Na dhanë një recetë për të bërë një eko. E kam çuar vajzën atje, i bëra edhe ekon.”
Rreth orës dhjetë të atij mëngjesi, Lediona hyn në sallë të operacionit në Kirurgjinë e Spitalit të Pogradecit.
“
U takuam me doktorin e operacionit. M’i ka parë fletët e analizës dhe të gjitha çfarë i kishte dërguar doktoresha që nga Urgjenca. Më tha që është për operacion. Kur thoni ju kështu le ta heqë, se ka një vit që po e ngacmon, se nuk ishte hera e parë. Vajza ishte e vetëdijshme gjatë gjithë kohës. E kanë marrë e kanë çuar në sallë operacioni.”
Pasi Lediona del nga salla e operacionit çdo gjë dukej normale.
“
Pas disa minutash që është kryer operacioni atje shkoi shlëlqyeshëm, se na vinin të dhëna që nga brënda aty që më thoshte infermierja.
Sa zgjati operacioni?
Jo shumë gati një çerek ore, sepse infermierja nga të dhënat që dha, tha që apendesiti nuk ishte në gjendje kritike. U krye më së miri, po i bëhet qepja dhe vajza është shkëlqyeshëm.
Pasi u shpërndanë doktorët vajza u kthye nga mua, më pa njëherë në sy dhe më pyeti për të atin. Unë i thashë po vjen, se e kam lajmuruar unë se ishte në Greqi. Po Eglo,
më tha. Edhe Eglin do ta lajmëroj mami, se ti e di që iku në punë i thashë. Më lëshoi dorën vajza. Unë thirra sa kisha në kokë, më iku çupa thashë. Erdhi doktori i operacionit. Çfarë thua ti më tha, nuk është e vërtetë, vajza mirë e bukur ishte. I kanë bërë frymëmarrje artificiale dhe nuk e pashë më me sy. E morën drejt reanimacionit për t’i vendosur oksigjen. Dy orë nuk kam marrë asnjë përgjigje. Të tërëve iu lutesha shpëtoni vajzën, por e dija që ajo iku që aty në duart e mia. Nuk më tha gjë njeri as infermierë, as doktorë, vetëm kur kam parë policinë kam kuptuar se çdo gjë kishte mbaruar.”
Në raportin e mjekësisë ligjore shkruhet se Lediona është helmuar me fotoksinë.
“Pas tre muajve shumë herë pyetëm, por asnjë përgjigje nuk na jepnin. Porkurori kur ka shfletuar dhjetë faqet, që i kishte vajtur përgjigja dhe tha se shkak i vdekjes është vetëhelmim me fotoksinë. Aty i kemi thënë prokurorit na keni vrarë për së dyti. Jo unë tha, se unë nuk jam doktor. Por zgjidhe çështjen meqënëse e ke ti në dorë, se ne nuk iu mposhtim dot. Mua nuk më intereson më asgjë, se mua nuk ma kthen më njeri vajzën, por dinjitetin e saj e dua të pastër ashtu siç ishte vetë ajo. Dua t’ia bëj të ditur të gjithëve, që në Ministrinë e Shëndetësisë, të gjithë televizionet të jenë përballë meje, të ma sjellin atë substancën që supozon ai i mjekësisë ligjore, që ka nxjerrë atë supozim të autopsisë të ma sjelli mua dhe ta pi unë. Dhe le të më shikoj me sy, por të jenë të gjitha mediat dhe ta bëj publike vdekjen time sesi vjen vdekja nga fotoksina.”
Mjeku që ka kryer operacionin këmbëngul, se Lediona ndërroi jetë për shkak të apendisitit akut. Valbona thotë, se kjo është një vdekje e dytë për të bijën dhe kërkon zbardhjen e të vërtetës.
“Nëna e Ledionës- Domethënë nga ana jote, që ti të jesh në krye të çdo gjëje. A është nga ana jote siç na pyeti ne që kjo ishte vetëhelmim me fotoksinë? Ti kështu i ke thënë apo 2000% ishte apendesit? Kaq dua unë të them.
Doktori – Unë këto fjalë, që t’i kam thënë ty aty k uke qenë ulur.
Nëna e Ledionës – 2000% çupa e kishte apendesit. Asgjë nuk dua nga ty.
Doktori – Po pra, apendesit dhe ka qenë i avancuar…”
Skandali gjyqësor, Kur Gjykata e lartë të dënon me kanun.
Kolë Mark Lushi i ditëlindjes 1930 nga fshati Gojan tregon për “Stop” një histori të rrallë. Në vitin 1981 është pyetur nga dega e brendshme e kohës, nëse shtetasi Frrok Gjin Kola ka përdorur një shprehje. Pas pohimit, Frroku u dënua me 9 vjet heqje lirie. Por denoncuesi i kësaj historie thotë, se kurrë nuk e ka spiunuar viktimën. Historia nuk përfundoi aty. Djemtë e Frrok Gjin Kolës pas 36 vjetësh, e hedhin në gjyq të moshuarin dhe i kërkojnë 3 milionë lekë të vjetra dëmshpërblim për spiunimin e babait. Dhe si për të përmbyllur absurdin Gjykata e Lartë vendos që të paguhet kjo shumë prej 3 milionë lekësh…!?
Kolë Mark Lushi i ditëlindjes 1930 nga fshati Gojan tregon për emisionin “STOP” një histori të rrallë. Në vitin 1981 është pyetur nga Dega e Brendshme e kohës, nëse shtetasi Frrok Gjin Kola ka përdorur një shprehje, e cila për kohën ka qenë në “listën e zezë të fjalëve”. Pas pohimit, Frroku u dënua me 9 vjet heqje lirie. Por denoncuesi i kësaj historie thotë, se kurrë nuk e ka spiunuar viktimën.
“
Në vitin 1981 më ka dalë një problem nga Frrok Gjin Kola. Kam qenë roje e repartit dhe ai ka ardhur me dhjetë vetë të tjerë, i kam hapur derën e repartit.
Çfarë ishin këto dhjetë persona?
Ishin fshatar, kishin ardhur për të bërë pastrim brënda repartit.
I fute brenda?
Shkova i hapa derën dhe u thashë mirëseerdhët. Frrok Gjin Kola ka thënë se ti je burrë i mirë se këtu është derë e madhe me hy dhe derë e vogël me dal. I kam thënë: ec se nuk je më i mirë se këta shokët.
Dhe që këtu filloi problemi për ty?
Po që këtu filloi. Pas pesë javësh më ka ardhur letra e Degës së Brendshme për të shkuar në Hetuesi, për një problem.
Çfarë pyetje të bënë në degë?
Dega mua më tha: A të ka thënë Frrok Gjin Kola se është dera e madhe me hy apo derë e vogël me dal? I kam thënë që po ëështë e vërtetë, ma ka thënë.
Po degës kush ia kishte dërguar informacionin që Frroku të tha atë shprehje?
Unë nuk kam ditur asgjë se kush i ka çuar dokumentin e thënies së Frrokut. Kanë qenë shokët e tij që e kanë çuar.
Domethënë nuk e ke spiunuar ti?
Jo, jo, jo.”
Historia nuk përfundoi aty. Djemtë e Frrok Gjin Kolës pas 36 vjetësh, e hedhin në gjyq të moshuarin dhe i kërkojnë 3 milionë lekë të vjetra dëmshpërblim për spiunimin e babait. Dhe si për të përmbyllur absurdin Gjykata e Lartë vendos që të paguhet kjo shumë prej 3 milionë lekësh.
“Jam detyruar prej Gjykatës së Lartë, kam marrë lekët në bankë për t’i dhënë këto lekë, sipas vendimit të gjykatës. Unë kërkoj që të më kthehet e drejta ime, a i kam borxh, a si kam borxh, se nuk kam marrëdhënie kurrë me ta.”