Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.
“Pasi e gradoi një ditë më parë, Rama sfidon kryebashkiakun e Beratit”
Sot nisi viti i ri shkollor për 350 mijë nxënës të sistemit parauniversitar.28 mijë prej tyre u ulën për herë të parë në bankat e shkollës.Kryeministri Rama ishte në Berat në përurimin e shkollës së mesme “Babë Dudë Karbunara”. Në fund të ceremonisë, Rama pa ambientet sportive, e bëri kosh, duke sfiduar të rinjtë dhe kryebashkiakun e Beratit Ervin Demo.
“Ke hall, ça shkruj unë”, mes ulerimash përmbaruesja bën takimin nënë-bir.
Në redaksinë tonë ka ardhur qytetari Ermal Kuburi, i cili tregon, se pasi u braktis nga bashkëshorja e mbeti me djalin e vogël, tani, kur po përballet me gjyqet e kujdestarisë, institucionet po përpiqen ta nxjerrin me probleme mendore.3 muaj pasi iku nga shtëpia, ish-bashkëshortja shfaqet dhe kërkon të takojë fëmijën, por djali i vogël kërkoi të mos shkonte te nëna, pasi thotë, se ishte dhunuar nga partneri i saj i ri.Pas këtij episodi, fëmija pajiset me urdhër mbrojtjeje nga nëna dhe bashkëjetuesi i saj, por ky dokument nuk përbën problem për zyrën përmbarimore. Përmbaruesja Erida Ibrahimi, kërkon ekzekutimin e takimeve me nënën, edhe pse fëmija refuzon me ulërima.Kur Ermali kërkon, që fëmija të merret nga banesa e tij, sic është shprehur gjykata, as ky moment nuk vlen për përmbaruesen, pasi ajo vepron me proces verbale dhe gjoba ndaj këtij të fundit.
“Me çrregullime mendore”, shërbimi social favorizon kujdestarinë e nënës.
Saga e qytetarit Ermal Kuburi, për të fituar kujdestarinë e djalit të tij, nuk ka fund.Në gusht 2023 një punonjëese e Shërbimit Social vjen në banesën e tij, për të bërë një pyetësor për kushtet e familjes dhe fëmijës. Plotësimin e këtij formulari, Ermali e merr vesh vetëm, pasi njihet me kërkesë-padinë e ish-gruas për të marrë fëmijën. Pyetësori nuk u plotësua i gjithi në praninë e Ermalit. Pjesa kryesore është plotësuar nëpër zyrat e Shërbimit Social, me qëllimin për ta nxjerrë Ermalin me probleme të shëndetit mendor.Vetë zoti Kuburi takohet me Drejtorin e Shërbimit social, i cili bën të paditurin për këtë cështje.