Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.

Stop/ “Si je motër”, Dua Lipa surprizohet në studion televizive të Çikagos


Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa është ndalur në Cikago përgjatë turit të saj. Gjatë një interviste në CBS neës, Dua është suprizuar nga një gazetare, që i foli shqip e i premtoi, që herën tjetër do të mbledhë edhe Rita Orën e Bebe Rexhën, për të festuar së bashku.

Stop/ Me ritmin e breshkës, banorë e biznese s’hyjnë dot në rrugën e Ndroqit


Në vitin 2018 kemi trajtuar problematikën e rrugës së Ndroqit, që kishte 30 vjet pa vënë dorë nga ana e ARRSH-së.Në atë kohëARRSH premtoi zgjidhje për rrugën problematike. Sot, pas 7 vjetësh, ka nisurrikonstruksioni i rrugës me investitor ARRSH-në dhe projektues Eurokos Holding SHKP me një firmë tjetër, si dhe mbikqyrës Hidroëater-Albania. Afati i punimeve është 20 muaj. Prej 5 muajsh në rrugën e Ndroqit punohet, por ritmi është i ngadalshëm dhe banorë e biznese kërkojnë, që të punohet më shpejt dhe rruga të jetë e aksesueshme, pasi për ta është bllokuar cdo gjë.Ata shprehen, se gropave duhet që të paktën t’u vendoset cakull dhe punimet të mos hapen e mbyllen tre herë, sic është bërë me shtyllat elektrike.Ne komunikuam me ARRSH-në, që na premtoi, se do të merren masa dhe do të punohet më shpejt, për të përfunduar ai lot, që është vetëm 1.5 km. E në fakt, pas komunikimit tonë, në terren rishfaqen punëtorët, të cilët vënë cakull, duke niveluar rrugën, për ta bërë të aksesueshme.Sipas Autoritetit të Rrugëve, që nga shkurti, rruga do të jetë e aksesueshme për banorët, subjektet dhe automjetet.

Stop/ “Nja dy i ke turn i dytë”, mjekja largohet në Gjermani, nuk zëvendësohet


Një qytetare nga Durrësi është drejtuar në “Stop”, pasi mjekja e familjes në qendrën shëndetsore Plazh Durrës, është larguar prej muajit gusht në Gjermani dhe ende nuk është zëvendësuar.Pacientët e saj i kanë kaluar drejtorit, por ky i fundit nuk i mbulon dot të gjithë. Ne u drejtuam në qendrën shëndetsore, ku na thuhet, se janë disa mjekë, por ka një mungesë, e megjithatë nuk mbulohen dot të gjithë qytetarët, pasi bëhet fjalë për 24 mijë banorë, që mbulon kjo qendër.Derisa doktoresha e larguar të zëvendësohet, qytetarët do të sorollaten në kërkim të shërbimit.

/tvklan.al