Pas investigimit të emisionit “Stop” në Tv Klan, policia e Elbasanit ka shoqëruar 7 pedagogë dhe sekserin për provimet me lekë në universitetin “Aleksandër Xhuvani”.

Pedagogët Monika Hodaj, Florinda Tarusha, Ornela Bilali, Zyhra Gripshi, Adrian Shëngjergji, Beatriçe Gani, Edlira Gugu janë shoqëruar, marrë në pyetje e lënë në detyrim paraqitjeje, ndërsa sekseri Gazmend Hodaj është lënë në qeli. Pedagogët gjithashtu janë pezulluar nga detyra.

Nga ana tjetër Prokuroria e Elbasanit ka regjistruar procedimin për veprat  penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Në vijim të veprimeve hetimore, janë bërë kontrollet e banesave dhe sekuestrimet e provave materiale për personat, ndaj të cilëve rëndojnë këto akuza./tvklan.al