Thomas Strakosha, ka kompletuar transferimin tek AEK-u dhe mungon vetëm zyrtarizimi. Portieri i Shqipërisë, ka zbarkuar në Greqi, në zyrat e klubit nga Athina, për të firmosur kontratën.

Mediat pranë klubit të AEK-ut, bëjnë me dije se gjithçka është mbyllur dhe në orët e ardhshme pritet të vijë njoftimi zyrtar.

Te klubi helen, “gardiani” kuqezi do të ketë më shumë minuta në dispozicion, diçka që i mungoi në aventurën e tij tek anglezët e Brentford.

Strakosha ka vendosur të largohet nga Premier League dhe do të vazhdojë karrierën në Greqi. 29-vjeçari ishte pjesë e Brentford nga viti 2022, kur u transferua nga italianët e Lazio-s.

Portieri shqiptar rikthehet të luajë në Greqi, aty ku e ka nisur edhe karrierën e tij si futbollist, pasi ka qenë pjesë e të rinjve të Panionios. /tvklan.al