Qeveria synon që me strategjinë e re të mbrojtjes sociale të dalin skema e varfërisë 110 mijë fëmijë të familjeve në nevojë.
Kështu deklaroi Denada Seferi, zv/ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, e cila shton thotë se përveç ndihmës financiare do të përfitojnë edhe një sërë shërbimesh të tjera integruese.
“Ne kemi prioritet fëmijët e familjeve të skemës ekonomike. Paketa të posaçme për përfitime universale. Do të ndërtohen programe të posaçme duke prioritizuar ata që janë pjesë e skemës ekonomike. Ndërkohë fëmijët me aftësi të kufizuar përveç skemës me cash dhe shërbimeve të rishikuara kanë edhe shërbimet e integruara të cilat do të jenë pjesë e strategjisë së mbrojtjes sociale”.
Një nga problematikat e personave me aftësi të kufizuar, është edhe aksesi në arsim. Sipas të dhënave zyrtare, vetëm 32% e popullsisë me aftësi të kufizuar 15-vjeç e lart kanë përfunduar shkollën e mesme. Për këtë arsye tashmë me anë të strategjisë së mbrojtjes sociale, punonjësi social do të krijojë lidhjen direkt të fëmijës me aftësi të kufizuar me institucionet arsimore.
“Komisioni përveç vendimmarrjes së një diagnoze, ky komision bën të mundur që të analizojë funksionet jetike të çdo individi me aftësitë kufizuar në drejtimin të arsimimit, punësimit, shërbimet rehabilituese dhe sociale”.
Për të mbështetur të miturit, strategjia sociale ka të integruar edhe një plan garancie për fëmijët e familjeve në nevojë, që do e shoqëroje nga 0 deri në moshën 18-vjeçare më ndihmë financiare, strehim social, punësim për prindërit dhe një sërë shërbimesh të tjera ndihmëse.
Tv Klan