Obeziteti është shkaku kryesor i diabetit të tipit 2 dhe sipas një studimi të kryer së fundmi humbja e peshës mund të parandalojë ose të ndikojë në përmiresimin e gjendjes të personave me diabet.
Në vitin 2019, afërsisht 463 milion njerëz në të gjithë botën kishin diabet, nga të cilët shumica dërrmuese, rreth 90 përqind kishin diabet të tipit 2.
Gjetjet tregojnë se mbipesha është një faktor rreziku shumë më i fuqishëm për diabetin. Kjo tregon se kur njerëzit kalojnë një prag të caktuar të peshës, shanset e tyre për diabet rriten dhe komplikimet shëndetësore tek ata të cilët e kanë diabetin përkeqësohen.
Prandaj ekspertët vlerësojnë si mjaft të rëndësishme rënien në peshë dhe mbajtjen në kontroll të nivelit të sheqerit në gjak. /tvklan.al