Shumica e personave që kanë kaluar Covid-19 janë të mbrojtur nga infektimi për herë të dytë për të paktën 5 muaj, tregon një studim i fundit i bërë nga Instituti i Shëndetit Publik në Angli.

Sipas këtyre të dhënave, ka 83% më pak shanse që pacientët të cilët kanë qenë të infektuar, të riinfektohen, krahasuar me ata që nuk nuk janë prekur asnjëherë.

Ekspertët thonë se ata persona të cilët e kanë kaluar këtë virus, kanë imunitet më të lartë, por mbrojtja nuk është domosdoshmërisht absolute.

Kjo do të thotë që në mesin e personave që janë përfshirë në studim, ka patur edhe nga ata të cilët janë infektuar për herë të dytë.

Disa prej tyre kishin nivele të larta të virusit, edhe pse nuk kishin simptoma të sëmundjes, por ekziston gjithashtu rreziku që ta transmetojnë tek të tjerët.

Profesoresha Susan Hopkins ka thënë se infektimi për herë të dytë me Covid-19 ka të ngjarë të mos zhvillojë infeksione të rënda, por gjithsesi ekziston rreziku që të riinfektoheni dhe t’ua transmetoni personave të tjerë. /tvklan.al