Kombëtarja U-18 shpallet kampione e divizionit C
Kombëtarja e basketbollit të meshkujve e 18-vjeçarëve u shpall kampion në Divizionin C në Europë.
Një sukses i arritur pas finales së fituar ndaj Monako me rezultatin 93 – 78. Enzo Zotaj realizoi 41 pikë në sfidën e zotëruar nga kuqezinjtë.
Një turne i sukseshëm i Shqipërisë U-18 ky i zhvilluar në San Marino ku në 6 ndeshje fituan 5. Përfaqësuesja shqiptare u mund në fazën e grupeve vetëm nga ajo e Monakos, por revanshi erdhi në finalen e luajtur mbrëmjen e së dielës. Në skuadrën ideale të turneut që pati pjesëmarrjen e 10 ekipeve u zgjodh edhe Aleksis Nika.
Shqipëria U-18 për femra u rendit e treta po në Divizionin C. Fitorja 79 – 73 me Andorrën i dha medaljen e bronzit. Shqiptarja Brikena Mucenji u bë pjesë e skuadrës ideale të turneut të zhvilluar në Andorra.
Tv Klan