Përleshje e ashpër mes basketbollistëve në NBA. Në ndeshjen Dallas Mavericks-Phoenix Suns u prodhua një skenë absurde dhe që rrallë shihet në basketbollin amerikan.

“Footprint Center”, ku Phoenix luan në shtëpi, për pak çaste u kthye në një ring boksi ku basketbollisti Jusuf Nurkic, u përlesh me PJ Washington dhe Naji Marshall.

E gjitha erdhi pas një të shkaktuar nga Nurkiç, në çerekun e tretë të ndeshjes. Krahu lart i tij goditi kundërshtarin, i cili u rrëzua. Më pas, Nurkiç dhe Marshall u përplasën fizikisht me shuplaka dhe grushta.

Përfshirja e Washington ishte në mbrojtje të Marshall dhe për këtë arsye, gjyqtarët e ndeshjes morën vendimin për të përjashtuar nga loja të tre basketbollistët. Ndeshja përfundoi me fitoren e Dallas Mavericks, me rezultatin 98-89.

Tv Klan