Brenda pak orësh është klikuar më shumë se 1.3 mln herë në Youtube
Hiti i këngëtarit The Weeknd “Blinding Lights” është bërë padyshim kënga më e shkarkuar. Jo vetëm kaq, ajo numëron më shumë se 355 milionë klikime në Youtube.
Por një version i ri i kësaj kënge është krijuar së fundmi. Në 1 vjetorin e publikimit, The Weeknd së bashku me këngëtaren më të njohur La Rosalía, e kanë sjellë atë në versionin remix.
Në vetëm pak orë që është publikuar, ajo numëron më shumë se 1.3 milion klikime në platformën Youtube.
Klipi përmban disa nga momentet kur të dy këngëtaret janë në xhirime. E veshur me një fustan të kuq , La Rosalia duket mjaft seksi duke vënë në pah linjat trupore. Kënga ka edhe disa pjesë të cilat interpretohen në spanjisht nga këngëtarja.
Aktualisht version i parë i kësaj kënge është më e dëgjuar në Spotify për vitin 2020 duke qëndruar në vendin e nëntë në listën e këngëve më të dëgjuara në gjithë historinë e Spotify dhe në vend të parë në Billboard No.1 Record of the Year.
Jo vetëm kaq, por ajo dëgjohet më shumë në iHeartRadio në Amerikë dhe është përdorur në shumë reklama, nga Pepsi deri tek Mercedes. Përpos këtyre, kënga u shkrua nga vetë The Weeknd dhe Max Martin, ky i fundit një nga kompozitorët dhe producentët më të suksesshëm të dekadës së fundit.
Klan Plus