TikTok njihet për videot e shkurtra dhe precize, por duket se kjo do të ndryshojë. Aplikacioni duket se po i hap sfidë Youtube pasi ka konfirmuar se po teston mundësinë që përdoruesit të ngarkojnë video që zgjasin me orë.
Kundërshtimet e para kanë filluar pasi shumë përdorues janë shprehur: “S’do të rri duke parë një video 60-minutëshe TikTok-u. Mezi shoh deri në fund videot 10-minutëshe”.
Deri më tani, përdoruesit mund të postojnë video me kohëzgjatje të ndryshme. Videot që krijohen në aplikacion mund të jenë deri në 1 minutë, ndërsa të ngarkuarat deri në 3 minuta.
Përditësimi i ri do të lejojë ngarkimin e videove 60-minutëshe.
TikTok ka konfirmuar për TechCrunch se për momentin opsioni është i disponueshëm “për një numër të kufizuar përdoruesish” dhe detajet e tjera mbeten ende të pathëna.
Videot me format të gjatë mund të tërheqin përdoruesit që postojnë në Youtube si dhe mund të lejojë që episodet e plota të programeve televizive të shfaqen në TikTok./tvklan.al