Të shtëna me armë kanë ndodhur në zyrat Shërbimit Federal të Sigurisë në Rusi (FSB).

BBC raporton se një person i armatosur hapi zjarr në korridorin qëndror të godinës, dhe më pas u vra nga forcat e sigurisë.

Detajet nuk janë të qarta, por sipas disa raporteve të pakonfirmuara nga mediat ruse, 3 policë dyshohet të jenë vrarë nga sulmi i armatosur që ndodhi nga 3 persona.

Dy prej të dyshuarve raportohet se u vranë, ndërsa i treti u largua. Forcat speciale rrethuan të gjithë zonën, ndërsa në vendngjarje mbërritën 5 ambulanca.

Ky sulm ndodhi disa orë pas konferencës vjetore për shtyp të Presidentit rus Vladimir Putin. /tvklan.al