Sulmi i ndodhur në Kongresin Amerikan ishte i pari që prej Luftës së 1812-n. Sipas asaj që shkruan BBC, në atë kohë ishin trupat britanike të drejtuara nga Zëvendës Admirali Sir Alexander Cockburn dhe Gjeneral Majori Robert Ross, të cilët i vunë zjarrin Capitol-it, që ishte ende në ndërtim, pasi pushtuan DC në Gusht të 1814s. Ndërtesa mbijetoi falë reshjeve intensive të shiut.
Si kundërpërgjigje për sulmin që amerikanët i kishin bërë kryeqytetit York të Kanadasë së Sipërme një vit më herët, trupat britanikë vunë gjithashtu zjarr në disa pjesë të tjera të qytetit, përfshirë Shtëpinë e Bardhë. Kanadaja në atë kohë nuk ekzistonte dhe përbëhej nga kolonitë britanike.
“Kapitoli Amerikan është më shumë se një ndërtesë, është mishërimi i demokracisë amerikane dhe mënyra jonë e jetesës“, tha Shoqëria Historike Amerikane në një deklaratë për mediat pasi turma bastisi të mërkurën Senatin.
“Jemi një komb i ligjeve dhe transferimi i paqtë i pushtetit është një shtyllat themelore të republikës tonë Kushtetuese”./tvklan.al