Një 15-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se është autor i sulmit me thikë në një kishë në Sidnei gjatë kësaj të hëne. Si pasojë e ngjarjes, një peshkop dhe disa persona u goditën me thikë gjatë një predikimi në një kishë në periferi të Wakeley.
BBC News raporton se të paktën katër persona u goditën me thikë, por policia tha se lëndimet e marra nuk paraqesin rrezik për jetën e tyre. Kjo ngjarje shkaktoi trazira pasi qindra u mblodhën jashtë kishës, duke u përleshur me policinë, dy prej të cilëve u plagosën.
Automjetet në afërsi të kishës u dëmtuan pasi njerëzit hodhën gurë, tulla, shishe dhe sipas “Reuters”, policia u kundërpëgjigj me sprej piper. Dëshmitarët thanë se njerëzit kërkonin që personi që kreu sulmin të nxirrej jashtë kishës, ndërsa policia ju bënte thirrje atyre që të qëndronin larg zonës së krimit.
BREAKING: A knife attack just happened in Sydney, Australia at the Christ the Good Shepherd Church, on a livestream. pic.twitter.com/qFynt4UPRF
— Ian Miles Cheong (@stillgray) April 15, 2024
Ndihmëskomisioneri në detyrë i Uellsit të Ri Jugor, Andrew Holland tha se i dyshuari 15-vjeçar po trajtohet për plagët në dorë. Motivi i sulmit ende nuk dihet. Goditja me thikë vjen disa ditë pasi gjashtë persona u vranë në një qendër tregtare në Sidnei. Sulmuesi më vonë u qëllua për vdekje nga një oficer policie. Nuk ka dyshime se këto 2 ngjarje mund të jenë të lidhura me njëra-tjetrën.
/tvklan.al