“Një krim në familje u regjistrua mbrëmjen e të shtunës në kryeqytet. Babai 74-vjeçar goditi të birin 37 veç i cili si pasojë e plagëve të marra humbi jetën në spital”, raporton gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj.

Një ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 18:50, tek Kodra e Priftit, në rrugën “Ilia Shyti”. Pas një konflikti brenda banesës së tyre 74-vjeçari Hekuran Gjoni ka goditur me mjet prerës djalin e tij 37-vjeçar Asim Gjoni.

Familjarët e kanë dërguan menjëherë në spital 37-vjeçarin, por fatkeqësisht plagët kanë rezultuar fatale. Menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen, shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e autorit në Komisariat.

Nga informacionet e para mësohet se të dy kanë qenë në gjendje të dehur dhe janë konfliktuar fizikisht.

Babai ka pranuar përpara policisë që e ka vrarë të birin. Hekuran Gjoni në dëshminë e parë që ka dhënë para policisë është shrprehur se konflikti ka vijuar prej shumë kohësh, pasi sipas tij i biri nuk sillej mirë me të e ofendonte dhe e tallte.

74-vjeçari nuk ka duruar dot këtë sjellje të të birit çka solli edhe përplasjen fatale që i mori jetën 37-vjeçarit. Viktima Asim Gjoni ishte pjesë e forcave të armatosura.

Klan News