Mika Biereth është padyshim një nga lojtarët më të mirë të momentit në Europë. Sulmuesi danez, u transferua te Monaco në Janar dhe i ka mahnitur të gjithë më paraqitjet e tij.

22-vjeçari numëron plot 10 gola të shënuar në 7 ndeshje. Gjithashtu ai ka realizuar 3 tripleta në Ligue 1.

Tripleta e fundit ishtre ndaj Reims, ku i dha fitoren 3-0 Monacos në shtëpi. Nëse vazhdon me këto shifra, Biereth pritet të kthehet në një nga lojtarët më të kërkuar në merkaton e verës.

Danezi u bashkua me Monacon në Janar nga austriakët e Sturm Graz, pjesë e të cilëve ishte në dy sezonet e fundit. Ai ka dalë nga akademia e Fulham në Angli, ndërsa ka qenë edhe pjesë e të rinjve të Arsenal.

/tvklan.al