Atalanta vazhdon të zhgënjejë në Serinë A. Zikaltërit barazuan pa gola në shtëpi ndaj Venezias.
Një përballje e dominuar nga skuadra e Gasperinit, e cila dështoi në metrat e fundit për të shënuar.
Vendasit kishin kundër tyre edhe fatin, pasi u ndalën nga shtylla në dy raste në pjesën e parë.
Hap fals nga Atalanta, që kishte mundësinë që në rast fitoreje, të ngjitej përkohësisht në krye të renditjes.
Pas këtij barazimi, bergamaskët mbeten në vendin e tretë me 55 pikë, 1 më pak se Napoli dhe 2 më pak se Interi kryesues.
Në krahun tjetër, Venezia renditet e parafundit me 18 pikë të grumbulluara, në 27 javë kampionat. /tvklan.al