Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez rrezikon dënimin. Ndaj argjentinasit është hapur një hetim, pas ndeshjes me Juventusin.

Ai u akuzua për blasfemi pas humbjes, diçka për të cilën fillimisht u tha se nuk ka prova. Megjithatë, pas nisjes së hetimit, Federata Italiane ka gjetur audion, kur vërtetohen akuzat.

Lautaro Martinez rrezikon pezullimin, por duke filluar nga java e ardhshme. Sulmuesi do të jetë në fushë ndaj Napolit, në një përballje që do të vendosë edhe skuadrën kryesuese në Serinë A.

Ekziston mundësia që Lautaro ta shmangë pezullimin dhe të dënohet me gjobë. Mbetet të shihet se cili do të jetë dënimi i Federatës. /tvklan.al