Salzburgu është bërë skuadra e fundit që kualifikohet për Kupën e Botës FIFA 25 për klube. Eliminimi i Arsenalit nga Bayern Munich në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve do të thotë që skuadra e Bundesligës austriake ka një vend në turneun botëror përmes kualifikimit dhe kjo ishte një surprizë për të gjittë.
Gara e re me 32 ekipe, e cila do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara gjatë Qershorit dhe Korrikut 2025, përfshin klube nga gjashtë konfederatat që bëjnë pjesë në FIFA.
Me 12 vende të hapura në Kupën e Botës FIFA 2025 për skuadrat evropiane, fituesit e UEFA Champions League të tre sezoneve të fundit Manchester City, Real Madrid dhe Chelsea kanë siguruar tashmë vendet e tyre.
Bayern Munich, Paris Saint-Germain, Inter Milan, Porto, Benfica, Borussia Dortmund, Juventus dhe Atlético de Madrid kanë zënë shtatë vende të tjera në renditjen e klubeve të UEFA-s, bazuar në paraqitjet e tyre në Champions League gjatë katër sezoneve të fundit.
Nëse pjesëmarrja e Salzburg është surprizë, për habinë e të gjithëve në edicionin e ardhshëm do të mungojë Barcelona pasi u eliminua nga PSG.
Tv Klan