Përcaktimi i dy gjysmëfinaleve të Champions League ka zbardhur edhe listën prej 12 klubesh Europiane që marrin pjesë në Botërorin e Klubeve. Me eliminimin e Arsenalit, por edhe të Manchester City, për herë të parë pas 4 vitesh në këtë raund nuk ka skuadër nga Premier League angleze.

Por ajo që e pëson më shumë janë londinezët. Arsenal humbet edhe shansin për turneun botëror që do të mbahet në SHBA në verën e vitit të ardhshëm.

Për shkak edhe të performancave në sezonet e fundit, Salzburgu ka prerë biletën për në këtë kompeticion. Skuadra austriake përfitoi nga eliminimi i anglezëve për të fluturuar drejt Kupës së Botës. Ai e bën këtë sepse vetëm fitorja e Ligës së Kampionëve mund të kishte bërë që një ekip tjetër anglez të konkurronte për kampionatin Botëror në vitin 2025.

Në këtë mënyrë, Salzburgu bashkohet me klubet që u kualifikuar direkt, Manchester City, Chelsea dhe Real Madrid, ndërsa në bazë të renditjes Bayern Munich, Borussia Dortmund, Inter, PSG, Porto, Benfica,  Juventus, Atletico Madrid dhe Salzburg. Kualifikimi në Botërorin e Klubeve vlen edhe për arkat e klubeve, pasi garanton një çek prej 50 milionë Eurosh.

Gara e re me 32 ekipe, e cila do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara gjatë qershorit dhe korrikut 2025, përfshin klube nga secila prej gjashtë konfederatave, që garojnë për titullin e kampionëve të botës.

Klan News