Debutimi për Qazim Laçin në Champions League, nuk mund të shkonte më mirë. Në ndeshjen e parë në këtë kompeticion, mesfushori i Shqipërisë, ia doli të shënojë gol, në fitoren 3-0, që Sparta Pragë mori ndaj austriakëve të Salzburg.
28-vjeçari kuqezi, realizoi një gol shumë të bukur në minutën e 58-të, duke tërhequr vëmendjen e madhe.
Pas një pasimi të marrë nga Olatunji në zonë, Laçi lëvizi bukur dhe me një veprim të shkëlqyer, nxori blof tre kundërshtarë, për ta ndalur më pas topin në rrjetë.



Krahasimet ishin të shumta në rrjetet sociale, madje në një artikull të medias presitigjioze “Daily Mail”, goli i Laçit krahasohet me atë të Mesut Ozil, që e shënoi për Arsenalin në vitin 2016, ndaj Ludogorets.
Shqiptari po kalon një moment të artë në karrierën e tij dhe është kthyer në një lojtar shumë të rëndësishëm te çekët e Sparta Pragë. /tvklan.al