Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i është përgjigjur Departamentit të Shtetit dhe vendeve të QUINT-it, të cilët shprehen indinjatën me aksionet e Policisë së Kosovës, në veri të vendit.
Sveçla, i ka quajtur brenga e jo kritika, mospajtimet e partnerëve ndërkombëtarë për veprimet në komunat veriore.
“Nuk ka kritika, ka brenga të cilat kohë pas kohë ata i shfaqin. Ne bashkëpunojmë ngushtë me të gjithë, i kuptojmë brengat e tyre, por po ashtu qeveria e Republikës së Kosovës ka obligim qoftë ndaj gjeneratave të tanishme, por edhe brezave të ardhshëm që njëherë e përgjithmonë situatën atje ta stabilizojë në të mirë dhe rendit e ligjit.”
Tha se janë duke duke vepruar në veri për rikthimin e qetësisë, rendit dhe ligjit.
“Atje është qetë është situatë e brishtë, por Policia e Kosovës është tregu jashtëzakonisht e zonja që të menaxhojë dhe të ballafaqohet me të gjitha sfidat.”
Ka lavdëruar organet e rendit për menaxhimin e situatës në komunat veriore. Kritikat e faktorit ndërkombëtar, erdhën pas një aksioni të Policisë së Kosovës, në veri të vendit ku u mbyllën disa filiale të Bankës së Serbisë që operonte në katër komunat e asaj pjese.
Tv Klan