Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio zhvilloi ditën e sotme një bisedë telefonike me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas.
Siç njofton Departamenti Amerikan i Shtetit, Rubio nënvizoi nevojën për të forcuar sigurinë transatlantike. Ndër të tjera, ai ka bërë thirrje për Europën që të rrisë shpenzimet për mbrojtjen.
Rubio ndër të tjera, sipas asaj që ka bërë me dije zëdhënësi i DASH, ka theksuar sfidat që paraqiten ditët e sotme nga Kina.
“Sekretari përshëndeti zgjerimin e sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë për luftën e saj kundër Ukrainës. Sekretari dhe Përfaqësuesja e Lartë diskutuan për mënyrat si të thellojnë bashkëpunimin SHBA-BE për prioritetet e përbashkëta”, njoftoi DASH.
Kujtojmë se Trump pasi fitoi zgjedhjet është shprehur se anëtarët e NATO-s duhet të shpenzojnë 5% të PBB-së së tyre. Aktualisht shpenzohet 2%. Ndërkohë presidenti i Amerikës është ankuar shpesh se shumica e anëtarëve të NATO-s nuk po e paguajnë pjesën e tyre./tvklan.al