Shqipëria, me plazhet e saj të pacënuara, malet madhështore dhe historinë e pasur kulturore, është një perlë e fshehur në zemër të Ballkanit.
Kështu shkruan gazeta italiane TAG24 e cila që thekson se vendi ynë ofron një përvojë autentike dhe magjepsëse për ata që kërkojnë një alternativë ndaj destinacioneve më të njohura. Kjo media rekomandon që udhëtimi të nisë me Tiranën të cilin e përshkruan si një qytet ku ndërthuret modernia me tradicionalen.
Pasi turistët të eksplorojnë Tiranën ata mund të shkojnë në jug për të zbuluar plazhet e rivierës Shqiptare. Saranda është porta hyrëse e Rivierës. Ky qytet i gjallë bregdetar ofron një ndërthurje plazhesh me rërë të bardhë dhe guralecë, ujëra të pastër kristal dhe një jetë nate të gjallë.
Duke vazhduar përgjatë bregdetit, turistët do të gjejnë qytezën e Ksamilit i famshëm për ishujt dhe plazhet magjepsëse. Ishujt e Ksamilit, të aksesueshëm me varkë, ofrojnë një vendstrehim perfekt për turistët që kërkojnë qetësi dhe bukuri natyrore. Nuk duhet të mungojë edhe një vizitë në sitin arkeologjik të Butrintit.
Në këtë artikull rekomndohen gjithashtu edhe qytetet historike të Beratit dhe Gjirokastrës.
Në shkrim theksohet se vendasit shquhen për mikpritjen e tyre prandaj kudo që të shkojnë turistët e huaj do të mirëpriten me ngrohtësi.
Klan News