Bibliotekat janë një shtëpi për librat, por raftet deri në tavan të mbushura me vëllime me ngjyra mund të duken si vepra arti. Shto këtu bibliotekat me piktura në mure apo skulptura në korridore. Librat brenda tyre janë vetëm një nga arsyet për t’i vizituar.
Rreth shek. VII para erës sonë, bibliotekat nisën të shfaqeshin në vende, fshatra, qytete dhe komunitete të vogla në të gjithë botën për të përmbushur nevojat e tyre, duke ruajtur të shkuarën e të tashmen dhe duke parë nga e ardhmja.
Smithsonian Magazine ka përzgjedhur disa prej bibliotekave më të bukura në botë që do të ngazëllenin çdo lexues.
Një rreze drite ndriçon punimin e drurit, kangjellat dhe detajet arkitekture të bibliotekës Teylers Museum në Hollandë.

Biblioteka mahnitëse kryesore e University of California, San Diego e ka marrë emrin në nder të njërit prej shkrimtarëve më të famshëm në botë, Theodor Geisel që njihet si Dr. Seuss.

Nëse vizitorët lodhen duke parë fjalët e shkruara mbi fletët e bardha, mjafton të ngrenë sytë lart pasi tavani i bibliotekës Strahov në Pragë është një vepër arti.

Dru dhe jo shumë libra që hijeshojnë muret dhe shkallën spirale të bibliotekës Canada Water në Londër.

Brenda Rijksmuseum në Amsterdam, një bibliotekë mahnitëse me një vel magjie.

Nuk ka shumë libra në bibliotekën e Celsus në Ephesus-in e lashtë ku dikur ruheshin mbi 12.000 pergamena, por sot ende tërheq turistë e lexues.

Rreshta librash në raftet e bibliotekës së vjetër Biltmore Mansion.

E njohur sot si Biblioteka dhe Muzeu Morgan, kjo ndërtesë trekatëshe me rafte prej druri arre, nisi si biblioteka personale e financierit dhe koleksionuesit J. Pierpoint Morgan.

Biblioteka Malatestiana në Cesena ku rreshtohen disa tavolina,u ndërtua në shek. XV dhe sot funksionon ende.

Biblioteka Kombëtare e Brazilit në Rio de Zhaneiro ruan shumë nga kultura dhe trashëgimia vendase. Është një nga bibliotekat më të mëdha kombëtare në botë dhe më e madhja në Amerikën Latine.

Në Spijkenisse, biblioteka publike quhet “Mali i librave”.

Librat e bibliotekës Suzzallo në University of Washington, Seattle ndriçohen duke krijuar një kaledoiskop ngjyrash.

Nëse shkoni në Bibliotekën e Kongresit, mos harroni të shihni tavanin e gdhendur e shumëngjyrësh në Hollin e Madh.

Biblioteka e Trinity College Dublin ka buste të filozofëve të shquar, shkrimtarëve dhe burrave që kanë mbështetur kolegjin, përfshirë klerikun Patrick Delany.

/tvklan.al