Para pak minutash ka nisur takimi në mes të partnerëve të koalicionit qeveritar, LDK-së, AAK dhe Nismës, njofton Klan Kosova.
Takimi në mes të Isa Mustafës, Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt është duke u zhvilluar në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, konkretisht në zyrat e grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Tema kryesore e këtij takimi është çështja e funksionimit të koalicionit si dhe ajo e çështjes së Presidentit, njofton Klan Kosova.
Presidentit Hashim Thaçi do t’i përfundojë mandati në prill të vitit 2021 dhe për këtë post Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës insiston se kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj duhet të jetë president i ardhshëm i vendit./klankosova