Metoda e re e vjeljes së taksës së pronës do të përfshijë edhe ata që kanë në pronësi një garazhd, apo ndërtesë që nuk është në përdorim, sado e vjetër që të jetë ajo. Çdokush që gëzon të drejtë mbi pasuri të patundshme, nga 1 Prilli do të paguajë 0.05% të vlerës së pasurisë, ndërsa bizneset do të japin 0.15% të saj.

Por qeveria ende nuk ka vendosur se si do të vilet kjo taksë, edhe pse fillimisht u propozua që ajo të vijë përmes faturës së dritave, po diskutohet varianti për t’u marrë edhe nga drejtoritë e ujësjellësit.

Niko Lera, Drejtor i Politikave Fiskale thotë se janë bërë gati 5 metodologji për të përcaktuar vlerën reale të pronës, që nga ato që janë deklaruar në hipotekë, kontrata e shitjes, e deri të çmimi referencial fiskal i vendosur nga qeveria për atë zonë.

Ministria e Financave e ka lënë të papërcaktuar afatin e ankimimit për çdokënd që pretendon se mënyra e llogaritjes së vlerës së re të tatimit është e gabuar. Projekti është i ri, dhe implementimi i tij sqarojnë ekspertët e financave ka vështirësi.

Tv Klan