Merr fund një mister 51-vjeçar në lidhje me një mesazh lënë për një gazetë nga një vrasës serial. Thyesit e kodeve kanë zbuluar mesazhin e vërtetë pas një shifre me 340 karaktere nga i ashtuquajturi Vrasësi Zodiac. Ky i fundit ia kishte nisur shifrën një gazete në San Francisco pas vrasjeve që kishte kryer.

Vrasësi, i cili nuk u kap kurrë, vrau 5 persona gjatë fundit te viteve 1960. Kodi u zbërthye nga 3 persona në SHBA, Belgjikë dhe Australi.

“Shpresoj se po kënaqëni duke u përpjekur që të më kapni. Nuk kam frikë nga dhoma e gazit sepse do të më çojë në parajsë më shpejt pasi tashmë kam mjaftueshëm skllevër qqë të punojnë për mua”, thuhej në mesazh.

Në të nuk kishte detaje rreth identitetit të vërtetë të vrasësit. David Oranchak tha se e zbërtheu kodin me ndihmën e matematicienit Sam Balek dhe menaxherit Jarl Van Eycke.

Sipas Oranchak, Zodiac me këtë mesazh ka kërkuar vëmendje. Menjëherë pas zbërthimit të kodit, FBI ka thënë se po vazhdon të kërkojë drejtësi për personat që u vranë.

Dy kode të tjera mbeten për t’u deshifruar nga ekspertët. Një prej tyre dyshohet se mban emrin e vërtetë të Zodiac-ut. Vrasjet serialle filluan në Dhjetor të 1968-ës dhe vazhduan deri në vitin 1969.

Vrasësi, përmes letrave që çonte nëpër gazeta pretendonte të kishte vrarë 37 persona në total. Vrasjet inspiruan Holyëood-in që për Zodiac-un kanë realizuar disa filma./tvklan.al