“Ngjallja e Krishtit të shërbejë për sa më shumë shpresë dhe paqe”
Një urim i veçantë nga Vatikani për Pashkët Katolike ka ardhur nga kardinali shqiptar Dom Ernest Simoni. Në mesazhin e tij Dom Ernesti shprehet se kjo festë duhet të shërbejë për sa më shumë harmoni, dashuri dhe shpresë.
“Vllazën e motra shqiptarë kudo që jeni, jetojmë në kohë kur njerëzimi përgatitet për të papriturat. Sot është festa e madhe dhe ne urojmë që gjithë populli i botës të ketë begatinë e Krishtit. Përhapjen e dashurisë që gjithë popujt të jenë në begati.”
Më 14 Shkurt të këtij viti, gjatë një audience në Vatikan, Papa Françesku nderoi kardinalin 96 vjeç Dom Ernest Simonin që pavarësisht vuajtjeve në komunizëm, është një martir i gjallë që vijon t’i shërbejë kishës.
Klan News