Pas ngjarjes tronditëse në Shkodër ku Alma Arrazi kreu aktin ekstrem të vetëvrasjes duke marrë me vete dhe 3 të vegjlit e saj, moderatorja Alketa Vejsiu ka një apel për të gjitha nënat.
“Mos kini frikë të ndani problemet, me dikë që mund t’ju ndihmojë”, iu drejtua ajo grave shqiptare, duke theksuar se më e rëndësishme se çdo gjë është jeta e fëmijëve.
Mesazhi i plotë i Vejsiut sonte “Në Kurthin e Piter Pan”:
Me këtë program, kthejmë gjendjen tonë në të gëzuar, pavarësisht streseve, problemeve dhe sidomos lajmeve që qarkullojnë, me të cilat jemi në kontakt, duam apo s’duam…Sepse të gjithë jemi përdorues të rrjeteve sociale, në ekran të telefonave tonë jo gjatë gjithë kohës shfaqen lajme të bukura dhe postime frymëzuese që na gëzojnë… Ka tronditur mbarë opinionin publik ngjarja e nënës me 3 fëmijë në Shkodër që është një ngjarje që edhe pse ka ndodhur larg pragut të shtëpisë sonë, është një ngjarje e cila ka tronditur çdo njeri, nën çatinë e vet. Edhe kjo tregon për falimentin e një shoqërie e cila ka në fakt shumë pak informacion për të gjitha problemet e shëndetit mendor, gjë të cilën e paguan me jetë edhe 3 fëmijët e pafajshëm. Ne këtu jemi në një program fëmijësh, në një program që e ndjekin shumë nëna, ju lutem kush ka nevojë që të jetë e ndihmuar, të mos ketë asnjëherë ndrojtje edhe frikë që ta ndajë këtë me dikë që mund ta ndihmojë. Edhe të mendojë gjithmonë që jeta e fëmijëve është më e rëndësishme se jeta jonë. /tvklan.al