Qeveria e re maqedonase e drejtuar nga lideri i WMRO DPNE Kristjan Mickovski do të ketë në përbërje gjashtë ministri të drejtuara nga përfaqësues të koalicionit shqiptar VLEN. Një nga drejtuesit e këtij koalicioni, Arben Taravari, pas takimit me Albin Kurtin ka deklaruar se ata do të kenë edhe postin e kryeparlamentarit. Ky do të jetë rasti i dytë në Maqedoninë e Veriut kur VMRO-DPMNE ashtu si në vitin 2006, formoi qeverinë me PDSH-në, një parti që atëherë fitoi më pak vende se BDI.
Sipas Taravarit, konstituimi i Kuvendit të ri maqedonas pritet të bëhet në fund të majit, ndërsa qeveria e re do të formohet një gjysmën e parë të qershorit.
Sfida kryesore për qeverinë e re mbetet ndryshimet kushtetuese për zyrtarizimin e pakicës kombëtare bullgare që do të sillte heqjen e vetos nga Sofja për negociatat me BE-në. Po ashtu edhe moszbatimi i marrëveshjes së Prespës do të zyrtarizonte veton e paralajmëruar tashmë nga Athina.
Në qeverinë e kaluar shqiptarët u përfaqësuan në qeverinë e majte të LSDM-së nga BDI me disa ministri, si dhe mbajtjen për disa muaj postet e kreut të parlamentit madje edhe të qeverisë.
Klan News