Koha kur shumë pronarë apartamentesh nuk deklaronin kontratë qiraje duke shmangur tatimin në burim ka marrë fund. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bërë verifikimin e të gjithë listës së bizneseve të cilët deklarojnë ose jo një kontratë qiraje. Më pas do të nisë kontrolli i vlerës së kontratës dhe nëse paguajnë apo jo tatimin për qiranë.
Dy vitet e fundit, administrata tatimore ka filluar të kërkojë të drejtat për të mbledhur të ardhura edhe nga fitimi që një pronar pasurish ka nga qiratë. Identifikimi i tyre është i vështirë, pasi rastet kur marrëdhënia mes qiraxhiut dhe pronarit është informale janë të shpeshta. Por për biznesin është gjetur një zgjidhje.
Iris Ago, drejtore e kontrollit në Drejtorinë e Tatimeve thotë se do të verifikohen të dhënat e pronësisë për çdo sipërmarrës.
Tatimet do të dalin në terren për të kontrolluar edhe vlerën që deklarohet në kontratën e qirasë.
Tatimi mbi të ardhurat e qirasë në Shqipëri paguhet nga biznesi në rastin që prona i përket një individi. Tatimi për qiranë është 15% e vlerës së qirasë që deklarohet.
Tv Klan