Profesionet e lira do të vijojnë t’i deklarojnë të ardhurat përmes formularëve të vjetër. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, nisur nga konfuzioni i krijuar nga ndryshimet e reja ligjore, thekson se kjo kategori do të tatohet për 2024 në bazë të deklarimeve në 2023.
“Ligji parashikon mundësinë e zgjedhjes së shpenzimeve të prezumuara që qarkullimin vjetor e kanë deri në nivelin 10 milionë Lekë të reja dhe mbi to do të bëhet përllogaritja e tatimit dhe do të njihet çfarë tatimi është parapaguar menjëherë në deklaratë.”
Teksa ka mbetur edhe një javë nga afati për pagesat e tatimit mbi fitimin, administrata tatimore sqaron se cilat janë kategoritë subjekt i deklarimit.
“Është një detyrim që të gjithë individët, të cilët gjatë vitit 2023, nga të gjitha burimet kanë realizuar të ardhura mbi vlerën 2 milionë Lekë të reja, apo individët që gjatë një periudhë tatimore kanë qenë të 2-punësuar, kanë detyrimin për ta deklaruar.”
Sipas të dhënave zyrtare të Administratës Tatimore, detyrimin për të plotësuar DIVA për vitin 2023 e kanë në total 73.790 individë, nga të cilët 24.224 individë me të ardhura mbi 2 milion Lekë dhe 49,566 individë të dypunësuar.
Tv Klan