Federata Braziliane e Futbollit ka zyrtarizuar zgjatjen deri në vitin 2038 të marrëveshjes që e lidh me sponsorin teknik Nike. Në bazë të kësaj zgjatjeje kontraktuale 12-vjeçare Federata do të marrë njëqind milionë Dollarë në vit plus bonuse që lidhen me arritjen e objektivave të caktuara. 

Për sa i përket shumës së përgjithshme të parave, gjithsej një miliard e 200 milionë Dollarë, një shifër rekord për futbollin kombëtar, ndërsa për sa i përket shifrës vjetore, është pak më pak se 100 milionë Eurot që Nike do t’i paguajë Federatës Gjermane të Futbollit duke filluar nga viti 2027 dhe për një kohëzgjatje prej shtatë vitesh.

Me sponsorin teknik të zgjidhur, Brazili do të hedh sytë nga trajneri i ardhshëm. Carlo Ancelotti është premtimi i fushatës presidenciale nga ana e Ronaldo Fenomenit. Ky i fundit ka pranuar se ëndrra për stolin nëse do të zgjidhet në krye të Federatës Braziliane është pikërisht 65-vjeçari. Por fillimisht, ai duhet të fitojë garën presidenciale për Federatën Braziliane.

Klan News