Këto janë pamje nga Tbilisi në një ditë të ndritshme dhe të ngrohtë vjeshte. Qyteti me 1.5 milion banorë është kryeqyteti i Gjeorgjisë, një vend malor me rreth 3 milionë banorë në rajonin e Kaukazit që ndodhet midis Rusisë dhe Turqisë. Gjeorgjia fitoi pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1991 dhe që atëherë ka ndjekur politika pro-perëndimore.
Tbilisi është një nga qytetet më të vjetra në rajonin e Kaukazit. I themeluar në shekullin e 5-të, qyteti ndërthur trashëgiminë e tij të pasur historike me tiparet moderne, të dukshme në arkitekturën e qytetit dhe jetën e përditshme.
“Nëna e Gjeorgjisë”, e njohur në gjuhën gjeorgjiane si Kartvlis Deda, u ngrit në vitin 1958 dhe dominon horizontin e qendrës së qytetit nga një pozicion në majë të kodrës. Figura femërore mban një tas të bardhë prej qeramike me verë në dorën e majtë për të përshëndetur miqtë, ndërsa shpata në dorën e djathtë është një paralajmërim për armiqtë.
Vargmali Kaukaz në kufirin verior të Gjeorgjisë e mbron pjesën e brendshme të vendit nga moti me ngricë që vjen nga veriu. Kjo gjendje lejon që Gjeorgjia perëndimore të ngrohet nga ajri i lagësht i Detit të Zi, një nga arsyet përse Gjeorgjia ka qenë një destinacion i preferuar nga pushuesit. Klima e butë ka kontribuar, gjithashtu për një nga traditat më të vjetra dhe më të shkëlqyera të bërjes së verës. Në fakt, Gjeorgjia prodhon mbi 500 varietete të ndryshme rrushi dhe po aq me verëra.
Partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, u shpall fituese e zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 26 Tetor, duke i dhënë asaj mandatin e katërt në detyrë. Ëndrra Gjeorgjiane në dy vitet e fundit është zhvendosur drejt retorikës pro-ruse, duke akuzuar vendet perëndimore se kërkojnë të tërheqin Gjeorgjinë në luftë me Rusinë. Ajo gjithashtu ka thelluar lidhjet me Kinën.
Shumë gjeorgjianë nuk e pëlqejnë Rusinë, e cila sundoi vendin për rreth 200 vjet dhe mbështet dy rajone rebele, Abkhazinë dhe Osetinë e Jugut, që u shkëputën nga kontrolli i Tbilisit në vitet 1990. Rusia mundi Gjeorgjinë në një luftë pesë-ditore në vitin 2008. Turizmi në Gjeorgji është një sektor gjithnjë e më i rëndësishëm për ekonominë e vendit.
Planifikohet që Gjeorgjia të presë 11 milionë vizitorë deri në vitin 2025, me të ardhura vjetore që pritet të shkojnë në 6.6 miliardë Dollarë. Këto objektiva tregojnë potencialin e madh të sektorit turistik në Gjeorgji dhe angazhimin e vendit për të siguruar qëndrueshmërinë ekonomike të industrisë së turizmit në të ardhmen.
Sa i përket turistëve që vijnë nga vende të ndryshme të botës, ata qëndrojnë mesatarisht 6.5 ditë. Sondazhet e opinionit tregojnë se gjeorgjianët janë mbështetës për anëtarësimin në BE dhe NATO, por janë gjithashtu të prirur për të shmangur konfliktin me Rusinë dhe thellësisht konservatorë për çështje të tilla si të drejtat e LGBT.
Klan News