Pjesë e emisionit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan është bërë një grua e quajtur Dilja e cila kërkon të gjejë kontakte me komshien e saj ruse që ka 50 vite që nuk e takon. Ajo ka treguar se kanë jetuar për vite me radhë bashkë në një hyrje në vitet ’60. Gruaja ruse e cila quhet Anja jetonte në një dhomë e kuzhinë, kurse Dilja kisha vetëm një dhomë.
Ardit Gjebrea: Çfarë ishte kjo zonja?
Dilja: Kjo ishte një zonjë nga Rusia me origjinë nga Ukraina dhe e kishte emrin Anja. Kam kaluar shumë mirë me të. Djalin e madh që është 50 vjeç e kam lindur tek shtëpia e saj. Ajo punonte në universitet jepte gjuhën ruse, i shoqi ishte inxhinier tekstili. Kur ktheheshe nga universiteti vinte në maternitet dhe më sillte supa të ngrohta. Nuk më linte që 40 ditë të fusja duart në ujë të ftohtë, më thoshte t’i je lehone. Unë isha 22 vjeç, kurse ajo ishte 10 ose 15 vite më e madhe.
Ardit Gjebrea: Sa vite qenë bashkë?
Dilja: Në pallat kemi jetuar 10 vite, por unë u martova dhe mora dhomë në shkallën tjetër. Pallati ishte me dy shkallë, në një shkallë jetoja unë me familjen time në shkallën tjetër ishte kjo.
Ardit Gjebrea: Kur e ke njohur zonjën?
Dilja: Në vitin 60. Kur erdhi nga Bashkimi Sovjetik, erdhi tek ai pallat direkt.
Ardit Gjebrea: Çfarë ndodhi me shoqen tënde ruse?
Dilja: Ishte e përsosur, shumë elegante.
Ardit Gjebra: Erdhi momenti kur ne u prishëm me Bashkimin Sovjetik.
Dilja: Ajo lindi fëmijën e parë në maternitet në Moskë dhe kur ishte fëmija vetëm 3 ditsh ajo erdhi në Shqipëri. Burri i saj shqiptar ishte nisur më përpara. Të gjithë studentët shqiptarë në Moskë u kthyen. Anja u dashurua me Dylberin kur ishte ai student në Moskë. Kjo e lindi djalin dhe i thonë si do bësh, do ja japësh djalin shqiptarit apo do jetosh këtu bashkë me djalin, ajo i tha jo unë do shkoj pas babait të djalit dhe erdhi në ‘60-ën. Ndërsa unë vajta tek ajo në ’68, pra në të njëjtën hyrje. Ajo qëndroi deri në ’75 kur ndodhi prishja tjetër që ata që i kishin gratë e huaja i larguan nga Tirana. Ajo iku në Moskë dhe unë nuk mora më vesh gjë. Unë e kisha në vend të nënës atë.
Ardit Gjebrea: Sa vjeç mund të jetë ajo sot?
Dilja: Gati 90 vjeç.
Ardit Gjebrea: Do bëjmë një udhëtim sot, do ikim në Berat.
Dilja: Rrofsh Ardit. /tvklan.al